« Partir sur Mars – Me shku në Mars » projekti kundër radikalizimit të të rinjve në Zvicër

Përfundoi projekti « Partir sur Mars – Me shku në Mars » i parandalimit kundër radikalizimit në kantonin Vaud të Zvicrës

Shkruan: Migjen Kajtazi*

Pas luftës në Kosovë, te komuniteti shqiptar në Zvicër u ndje një frymë e re, e lirë, me vizione e me projekte që përkojnë me situatën reale në të cilën gjendet komuniteti jonë. 

Filluan organizimet e reja, të shoqatave me qëllime të realizimit të aksioneve në fushat kulturore, artistike, shkencore, sportive apo humanitare. 

Krahas këtij organizimi, interesimi dhe kurreshtja e zviceranëve të njohin edhe më shumë njërin nga komunitetet më vital në Zvicër u shtua. Ashtu siç u shtuan kontaktet dhe vizitat e tyre në Kosovë. 

Po paralelisht ashtu pa hetuar, filluan të shfaqen dukuritë për të cilat nuk kishim dëgjuar shumë apo për dukuri që ishin të fshehura dhe kishin mbetur nën hijen e situatës që mbretëronte në Kosovë para dhe gjatë luftës.

Dukuri si radikalizimi i të rinjëve shqiptarë apo edhe shfaqja e dukurisë së dhunës në familje.

Dukuria e radikalizimit të të rinjëve shqiptarë në Kosovë dhe Zvicër ishte, është dhe do jetë temë diskutimi dhe sidomos një situatë që kërkon shumë angazhim të gjithëanshëm të komunitetit tonë qoftë në Zvicër apo në Kosovë.  

Dukuria e radikalizimit të rinjëve në Zvicër kërkon analizë, shpjegim, angazhim dhe informim qoftë pranë dhe me komunitetin tonë qoftë me popullsinë zvicerane.

Kontakte e drejtëpërdrejta janë si mundësi më e mirë për t’u njohur me njëri tjetrin. Por për të pasur kontakte, duhet që të krijojmë raste të tilla për njohje reciproke. Është një proces që kërkon tolerancë, kohë dhe shumë energji në njohjen reciproke në kontestin e llojshmërisë kulturore. Po rezultatet e këtij dialogu do të shihen si pasuri ndërkulturore, si formë më e mirë për të luftuar të gjitha format e radikalizimit dhe përjashtimit!

Në këtë prizëm të prandalimin të shfaqjeve të dukurive të radikalizimit, Teatri Shqiptar “Kurora” me seli në Nyon të Zvicrës në baskhkëpunim te drejtëpërdrejtë me Klubin e UNESCO-së të Lozanës realizuan projektin e titulluar «Me shku në Mars» . Objektivat e projektit ishin të bazuara në organizimin e takimeve me të rinjë, me përfaqësues të shoqatave shqiptare , të organizimit të tryezës të rrumbullakët me specialistët në fushat e parandalimit të radikalizimit, të krijimit të blogut lidhur me projektin http://partirsurmars.over-blog.com/ dhe krijimin e platëformës së diskutimit lidhur me tematikën në fjalë.

Duke e pasur parasysh temën e prekur, anëtarët e komitetit të projektit menduan që të gjejnë formë më praktike të shtjellimit të temës me persona të ndryshëm, dhe formuluan një pyetësor të bazuar në tri pyetje : 1. Kur unë  dëgjoj fjalën «Radikalizim» mendoj ….

  1. Format më mira të luftës kundër radikalizimit janë :
    1. Forcimi i edukimit,
    2. Zbritja e normës së papunësisë 
    3.Luftën e ndarjes së klasave
    4. Nxitjen e mirënjohjes reciproke  

Pyetjet ndikuan në shtjellimin e temës në formë më të shpejtë e si formë e grumbullimit të përgjigjjeve dhe lehtësirave për të krahasuar grup-moshat të nacionaliteteve dhe dhënjen e mundësive të futjës në temë në formë më të organizuar.

Projekti ka pasur rezultate të mira për faktin që krahas arritjes së përmbylljesë të objektivave ky projekt ka arritur me metodologjinë e zgjedhur të ketë rezultate të kënaqshme edhe te publiku . Shfaqja teatrale me dramë të shkruar enkas për projektin, metodologjia e zgjedhur dhe forma zbatuese profesionale kanë ndikuar në realizimin e objektivave të përgjithshme dhe të veqanta.

Projekti ka qenë i mbështetur nga Policia Federale në kuadrin e aksionit të planit të aksioneve nacionale të luftës kundër radikalizimit dhe ekstremizimit të dhunshëm (PAN)

  • Anëtar i komitetit të projektit