Projektligji për Diasporën: Konsultimet Publike

Projektligji për Diasporën është iniciuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Startegjike dhe parashikon obligimet që ka Kosova ndaj Diasporës. Sipas përshkrimit të neni 1 ky projektligjj ka për qëllim krijimin dhe rregullimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës, përcaktimin e statusit të pjesëtarëve të diasporës, mbrojtjen ose përkujdesjen për të drejtat sociale, politike, kulturore, ekonomike dhe të interesave të tjera të diasporës.

Nga data 20 shtator 2018 kanë filluar fushatat e informimit dhe konsultimit të publikut për Projektligjin e Diasporës, i hartuar nga grupi punues. Në lidhje me këtë, GERMIN i bën thirrje pjesëtarëve nga komunitet e Diasporës që në këtë fazë qenësore të kalojnë rekomandimet dhe komentet e tyre, për të ndikuar në zhvillimin e ligjit, i cili prek nevojat, të drejtat dhe obligimet shtetërore ndaj tyre.

E drejta e juaj për t’u informuar për ligjet dhe politikat është e mbrojtur edhe me Kushtetutë: 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës i obligon të gjitha institucionet publike që të informojnë qytetarët dhe të gjitha palët e interesuara për punën dhe dokumentet e tyre (Neni 41 – E drejta e qasjes në dokumente publike) si dhe inkurajon pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në aktivitetet publike dhe të drejtën për të ndikuar në vendimet e organeve publike. Poashtu, ligji për qasjen në dokumente publike nr.03/L-215 dhe “Rregullorja e Punës e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.09/2011 – neni 32“, ju ofron të drejta për  të ofruar komentet e juaja në këtë drejtim.

Rezultatet e procesit të konsultimit, sipas obligimit ligjor, duhet të raportohen në mbledhjen e Qeverisë apo Komisionit Ministror.

Projektligjin e gjeni në platformën e konsultimeve publike, dhe nga data 26 shtator deri më 08 nëntor do të jetë i hapur në Platformën Online, dhe këtu.

***

Në këtë drejtim, GERMIN përmes nismës Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave do të organizojë disa takimeve virtuale dhe në Diasporë për të pranuar prespektivat dhe rekomandimet nga pjesëtarët e Diasporës për Projektligjin e Diasporës & Strategjinë. Këto takime do të ofrojnë hapësirë për angazhimin e tyre, i cili është thelbësor për të optimizuar rëndësinë e Diasporës në drejtim të adresimit të nevojave, shqetësimeve dhe mundësive për të qëndruar sa më të lidhur me atdheun.