Promovimi i bustit të Bertha von Suttner

Në radhën e projekteve të mëdha pas asaj të Shtatores së Nënë Tereze në Graz, shoqata shqiptare “Nënë Terezë” përfundoi edhe një projekt të madh duke vënë bustin e Bertha von Suttner në një shkolle të Graz-it me të njëjtin emër.

Komuniteti shqiptar i Graz-it me rrethinë promovuan më 9 qershor 2017  një vepër kapitale si kontribut i komunitetit shqiptar për popullin mik austriak i cili historikisht ishte dhe është një mbështetës i denjë i popullit tonë. Përcaktimi për këtë bust nuk ishte i rastësishëm, meqenëse kjo figure e njohur jo vetëm austriake por edhe botërore gëzon një vend të rëndësishëm në historinë  austriake. Ajo ishte një pacifiste, luftëtare e paqes, shkrimtare dhe femra e parë e cila u nderua me çmimin Nobel për paqe më 1905 e  në këtë aspekt rëndësia e saj ne jetën e popullit mik austriak është shumë e madhe.

Në manifestimin e përgatitur nga Shoqata Nënë Terezë e të bashkangjitur me kontribute, edhe shoqata tjera dhe individ të ndryshëm, merrnin pjese përfaqësues nga institucionet shtetërore të Grazit dhe ato shqiptare. 

Fjalën hapëse e mbajti kryetari i shoqatës Nënë Tereze z.Martin Marku i cili theksoi rendësin e kësaj vepre për miqtë tonë dhe një rezyme mbi ecurin e punës.

Nga një fjalë rasti e mbajtën edhe z.Bogner,z.Bimo duke falënderuar organizatorin e kësaj vepre të madhe nga komuniteti shqiptar i Grazit si një ndër veprat e rralla të cilat të huajt i bëjnë për vendasit. Një program rasti e kishin përgatitur edhe nxënësit e kësaj shkolle për nder të mysafirëve dhe të pranishmeve.

Një koktej rasti ishte i përgatitur nga organizatori ku u shkëmbyen edhe mendime dhe biseda te ndryshme. Duhet të ceket se një bust i tillë i punuar nga skulptori i Kosovës Agon Qosa me vendbanim në Kosovë është vepra e parë e një artisti të Kosovë që punoi një bust për një të huaj dhe që ekspozohet jashtë Kosovë.

Komunitetit shqiptar i ka dhënë një pamje tejet pozitive, një vepër e tillë  kur dihet  se ky bust do të qëndrojë aty për shumë e shumë vite, në të cilin është shkruar edhe emri i të shenjtës Nënë Terezë duke lënë gjurmë të pashlyeshme në Graz dhe më gjerë.

Për fund mund të themi së shqiptarët përmes veprave të tilla u janë mirënjohës miqve austriak për gjithë atë çfarë  kanë bërë dhe  bëjnë për ne duke rritur imazhin pozitiv në Austri e me gjerë.

Përmbyllja i takon thënies së një miku austriak atë ditë “Kjo vepër për juve ndoshta nuk është edhe aq  e madhe, por për ne është një “Eisberg” të cilën do ta ruajmë dhe kujtojmë përherë nga ju”.