Klubet e UNESCO-së dhe Kosova në UNESCO

Shkruan: Migjen Kajtazi

Është përparësi të kesh një punë që të mundëson që ndonjë herë të kesh kohën para veti dhe të mundësh të realizosh diçka që të pëlqen si për shembull qoftë pirja e një kafe të mëngjesit. E ketë përparësi sa i përket fleksibilitetit në punë e realizova një mëngjes të qershorit të këtij viti që në vend të shkojë në zyre u ndala në lagjen «La sallaz», lagje që gjendet në pjesën veriore të qytetit të Llozanës. Ulem në terras të vogël dhe shikoj njerëzit që hapin e kanë të nxituar për të arritur sa më parë në punë shikojë ndërtimet që janë bërë në qendër të lagjes që ka marrë formën e një shëtitore të bukur. Nuk ndalem sodituri dhe ashtu si çdo shqiptar mërgimtar që ka kaluar së paku një pjesë të rinis në vendlindje ka mendimet paralele dhe krahasimore . Kur bëhet fjalë për mendime paralele mendimet më bartin në lagjen ku jamë rritur në « Kodër të Diellit » të Prishtinës krahasojë lagjen ku kam kaluar fëmijërinë dhe ku shkojë me aq shumë endje qoftë për dy apo tri ditë. Lagjja «La sallaz» edhe pse konsiderohet si lagje jo e pasur në kuptim e fjalës ku nuk janë përqendruar pasanikët, shikoj gjithandej numrin  e madh të restoranteve si tregues të fuqisë blerëse të banorëve kurse lagjja Kodra e Diellit edhe pse mbetet lagjja më e madhe e Prishtinës nuk shoh pranin e madhe të restoranteve familjare …

Fillojë të shfletojë gazetat e duke shfletuar gazetat më kujtohen ditët e para kur kam arritur në Zvicër, kur mbretëronte thënia «Në Zvicër, kur pinë kafe në kafeteri së paku lexo gazetat se kështu e rentabilizon çmimin e lartë të kafes dhe e mëson gjuhën e huajë më shpejtë ». E në ketë prizëm të mësimit më bije para syve shkrimi për 10 vjetorin e futjes së regjionit të Lavaux në Trashëgimin Botërore të UNESCO-së. Lauvaux është regjion buzë liqenit të Leman në kantonin Vaud me një shtrirje prej 14 kilometrave të tëra të mbuluara me vreshta në një pejzash të gdhendur në gurë e me terasa që strehojnë dhe përbëjna fole ekologjike për florën dhe faunën që duan vendet e thata dhe të ngrohta. Kjo bukuri natyrore me pamje të mrekullueshme nuk do ishte e tillë po të mos ishin njerëzit që kanë punuar për të. Artikulli i japë hapësirë një zotëriu Z. Bernard Bovy, ish president i shoqatës për ta futur regjionin e Lavaux në UNESCO, që gjithë jetën ja ka kushtuar vreshtarisë dhe regjionit të Lavaux. Po të mos ishte ky artikull nuk do kisha shkruar ketë shkrimë andaj do ndalem se si më ndodhi të njihem e të dëgjojë personalisht rrëfimin Z.Bovy…

Në Zvicër njihet puna vullnetare e qytetarëve të angazhuar në shoqata qoftë për të mirën e lagjeve, qoftë për promovimin kulturor, sportivë, ekonomikë. Zvicra futet në shtete që kanë rrjetin më të madh të shoqatave të ndryshëm. I tillë rrjetë është edhe rrjeti i klubeve të UNESCO-së të njohur nga Komisioni Zviceran i UNESCOS – http://www.unesco.ch/fr/avec-qui/clubs/. Në Zvicër janë 4 klube

(Fribourgut, Gjenevës, Llozanës, dhe Bellenzona) të UNESCO-së të përqendruar në pjesën frankofone dhe Zvicrës italiane. Klubi i UNESCO-së të Lozanës është një klub i vogël i udhëhequr nga unë (për më shumë informata mundeni të konsultoni blogun: http://clubpourunescolausanne.over-blog.com/  dhe që në kuadër të aktiviteteve të veta është i përqendruar në realizimin e së paku një projekti apo të një aktiviteti gjatë vitit dhe atë në formë shumë diskrete….

Këto klube shpërndajnë vlerat dhe idetë e UNESCO-së, duke favorizuar shpërndarjen e informatave, të ideve, të përvojës që përkojnë me programet e UNESCOS. Kur jemi të përvoja, klubi i UNESCO-së të Gjenevës së bashku me klubin e UNESCO-së të Lozanës organizuan në tetor të vitit 2014 një vizitë të Lavaux ku mirëpritës ishte Z.Bovy në vreshtat dhe podrumin e tij të verërave. Ishim mbi 20 persona që dëgjonim më endje për punën që është bër për të arritur që UNESCO të njoh ketë vend si trashëgimi botërore. Spikas formën e shpjegimit që më aq ëndje e tregon Z.Bovy, që unë nuk e quajë ndryshe përveç dashuri për vendin e vetë.

Se si paraqitet kjo lidhshmëri me vendin dhe mbrojtjen e bukurisë së vendit ndalem në një detaj që Z.Bovy tregon. Kur delegacioni i UNESCO-së kishte ardhur për ta vizituar regjionin Lavaux ishin bërë të gjitha përgatitjet qoftë të dokumenteve qoftë të përshkrimit gjeofizik të regjionit, qoftë vizita me anije apo shikimin nga maja e regjionit. Z.Bovy shtonë se e dinin që delegacioni nuk do kënaqej vetëm me anën protokollare po do kishte edhe ndonjë kërkesë nga ana e delegacionit.

Se çfarë përgatitje deri në detaje kishin bërë ekipi i Lavaux tregon fakti që në momentin kur delegacioni i UNESCO-së u ndalë në mes të regjionit të Lavaux në një terras ku shifet i tër regjioni dhe ku lartësia të jap idenë që mundesh të komunikosh edhe me anijet që lundrojnë në liqe. Delegacioni i UNESCO-së rrëfen Z. Bovy shijonte bukuritë e regjionit dhe vreshtonin vreshtat e radhitura në terasa dhe në atë moment një anëtar i delegacioni doli me një kërkesë që nuk ishte në protokoll… ai tha «po mirë që shikojmë gjithë këto vreshta po më mirë do ishte të shijonin prodhimet e këtyre vreshtave» duke përcjellë kërkesën e tij me një të qeshur të madhe … e ne si pritës të këtij delegacioni të rëndësishëm të UNESCO-së kishim parashikuar edhe ketë kërkesë dhe ashtu pa pritur të ndalet e qeshura e anëtarit të delegacionit të UNESCO-së me një shenjë tonë bëmë të na bashkohet kamioneta që barte ekipin e shërbimit. Dhe pas pesë minutave u shtruan tavolinat me gota speciale, me shërbim special dhe me verërat më të mira të ardhur nga prodhuesit vendor të Lavaux. Delegacioni I UNESCO-së mbeti shumë i kënaqur edhe nga ky shërbim jashtë protokolar. Një lidhëshmëri të madhe me monumente dhe pasuri të vendit kam pasur rast të shoh edhe në vizitën të bërë në muajin tetor të vitit të kaluar në Bellinzono të kantonit të Tesin ku klubi i UNESCO-së të Tessin gjatë ditëve të trashëgimisë botërore të UNESCO-së na tregojë për punën që kanë bër që kështjellat e Bellinzono të futen në mbrojtje të trashëgimisë botërore të UNESCO-së dhe promovimin e vlerave të UNESCO-së.

E gjithë kjo histori e punëve që bëhen nga klubet e UNESCO-së jo vetëm në Zvicër po në gjithë botën (mbi 5000 klube të UNESCO-së janë aktivë në gjihtë botën), me punë vullnetare dhe me pasion, më vë në lidhëshmerin me kandidaturën e Kosovës të bëhet pjesë e UNESCO-së. E shpresojë që së paku në aspektin lokal ka apo do ketë nisma të tilla që kanë synim që trashëgimit qoftë materiale apo jo materiale të Kosovës të mbrohen, të promovohen dhe njëherit të vlerësohen së pari në nivelin lokal. Futja e Kosovës në UNESCO ka rendësin e vetë të madhe në të gjitha aspektet shoqëror dhe shtetëror. E puna që mundet të bëhet në nivelin lokal vetëm do ndihmonte që kandidatura e Kosovës para pranimit të ketë peshën edhe më të madhe se do shihej që kjo kandidaturë është serioze dhe nuk buron nga aspekti politik po Kosova si pjesë e mozaikut botëror ka çfarë t’i ofron trashëgimisë botërore të UNESCO-së. E dihet që qdo punë në nivel lokale është shoqëria që përfiton nga ajo punë se vlerësimi i një trashëgimie botërore të UNESCO-së rrjedhë nga vlerësimi lokal se ketë pasuri botërore potenciale e mbrojnë së pari popullsia lokale.

Duke shkruar ketë pjesë teorike të lidhshmërisë në mes Kosovës dhe UNESCO-së ndoshta do i futem në hak personave , shoqatave dhe strukturave shtetërore që punojnë shumë dhe që nuk jam në dijeni po së paku ky shkrim rrjedhë nga dëshira ime e madhe që vendi im të bëjë hapa që qytetari i vetë të jetë i kënaqur me vendin dhe të jetë në gjendje të vlerësoj pasurin e vetë.

Kur flasim për pasuri do merrja guximin të ndalem në vlerësimin e një pasurie të madhe trashëgimore që Kosova ende posedon e që është punë që do jepte shkak edhe më të madhe të mobilizimit të shoqërisë në të gjitha nivelet qoftë lokal, qoftë qendror.

E kam fjalën për MULLINJËT e UJIT që çdo regjion i Kosovës ka (ka pasur) dhe që një punë më e madhe në nivel lokal me koordinim në aspektin regjional dhe me përgatitje të dosjes me një analizë shumë dimenzional (arshitekural, historikë, fotografikë, hidro, turistikë etj) do ndihmonte të vlerësohej nga popullsia lokale. Po edhe e gjithë kjo punë do ndihmonte të përgatitej një dosje si kandidaturë e shumë e mirë për futjen në Trashëgimi Botërore të UNESCO-së

Marr shembull «Luginën e mullinjve të Llapit», me gjithë atë rrjetë të mullinjve që paraqet në vet vete një bukuri të madhe që me punë e investim lokalë do shndërrohej edhe si një potencial turistikë.

E shembuj të trashëgimisë të Kosova ku do mundej edhe më shumë shoqëria të mobilizohej lumturisht ka. E mua më mbetet të vazhdoj të lexoj edhe më shumë gazetat shqiptare që të njoftohem për iniciativa që shoqëria në Kosovë janë duke bërë për të mirën e komunitetit së pari dhe për përparim me dosje për UNESCO.