Pyetësor: Korniza ligjore dhe institucionale për përfshirjen e diasporës

Organizata jo-qeveritare Germin, e cila për temë fokusi ka Diasporën, është duke e implementuar iniciativën Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës, që synon të lehtësojë përfshirjen e diasporës në proceset poltikëbërëse duke përdorur teknologjitë bashkëkohore dhe kanalet jo-formale për avokim kolektiv.

Pjesë kyçe e kësaj nisme janë edhe perceptimet nga komuniteti i diasporës për tema të ndryshme, të cilat do t’i mbledhim përmes pyetësorve. Njëra nga temat është Korniza Ligjore dhe Institucionale, që do të na mundësojë të kuptojmë më shumë rreth nevojave të diasporës në lidhje me vendet amë.

Pas përfundimit të këtij pyetësori, ekipi Germin dhe Task Forca për Korniza Ligjore dhe Institucionale që do të analizojnë të dhënat në mënyrë të hollësishme.

Andaj, e vlerësojmë shumë nëse gjeni pesë minuta kohë për ta plotësuar këtë pyetësor deri me datë 15 mars, 2018.

Ju falënderojmë për kohën!

Kliko KËTU për ta plotësuar pyetësorin.