Pyetësor: Vota e Diasporës
Organizata jo-qeveritare Germin, e cila për temë fokusi ka Diasporën, është duke e implementuar iniciativën Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës, që synon të lehtësojë përfshirjen e diasporës në proceset poltikëbërëse duke përdorur teknologjitë bashkëkohore dhe kanalet jo-formale për avokim kolektiv.
Pjesë kyçe e kësaj nisme janë edhe perceptimet nga komuniteti i diasporës për tema të ndryshme, të cilat do t’i mbledhim përmes pyetësorve. Njëra nga temat është E drejta e votës, që do të na mundësojë të kuptojmë më shumë rreth nevojave të diasporës në lidhje me vendet amë.
Pas përfundimit të këtij pyetësori, ekipi Germin dhe Task Forca për të drejten e votës që do të analizojnë të dhënat në mënyrë të hollësishme.
Andaj, e vlerësojmë shumë nëse gjeni pesë minuta kohë për ta plotësuar këtë pyetësor deri me datë 15 mars, 2018.
Ju falënderojmë për kohën!