Qendra Kulturore në Sttutgart feston 20 vjetorin e çlirimit

Për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Qëndra Kulturore Shqiptare Stuttgart, organizoi një aktivitet kulturor për të përkujtuar këtë datë.

Në mesin e shume përfaqësuesve të institucioneve dhe shoqatave, ishte edhe GERMIN. Liza Gashi në fjalën e saj përshëndetëse theksoi rëndësinë e #Diasporës për çlirimin si dhe zhvillimin e Kosovës pas lufës. Gashi poashtu potencoi që tani është koha të afrojmë gjeneratën e dytë dhe tretë të Diasporës me vendet e origjinës.

Ne, gjithashtu përgëzojmë Qendrën Kulturore për një organizim kaq të mirë!