Regjistro organizatën tuaj në platformën interaktive për diasporën “Diaspora Flet”

Regjistro organizatën tuaj në platformën interaktive për diasporën “Diaspora Flet”.

Germin, është organizatë jo-qeveritare në Kosovë, e cila së bashku me disa organizata partnere në diasporë, është duke implementuar nismën Dialogu i Strukturuar për të Drejta të Diasporës, synon të krijojë bashkëpunim mes komuniteteve që jetojnë jashtë vendit dhe institucioneve publike. Në kuadër të kësaj nisme është lansuar një platformë virtuale interaktive për diasporën www.diasporaflet.org, e cila deri më sot ka arritur të rrjetëzoj 217 grupe formale dhe jo-formale, të cilat vazhdimisht angazhohen për Diasporën.

Platforma e parë virtuale shqiptare DiasporaFlet synon rrjetëzimin dhe bashkëpunimin e organizatave shqiptare në diasporë me qëllim të moblizimit dhe angazhimit të përbashkët në avokim për të drejtat dhe privilegjet e diasporës në vendet amtare, si dhe forcimin e lidhjeve të dyanshme.

Platforma ka tri elemente thelbësore që e mundësojnë bashkëpunimin dhe interaktivitetin : hartën ku shfaqen të gjitha organizatat në glob, kalendarin e aktiviteteve të këtyre organizatave, dhe pjesën e shkrimeve. Në këtë platformë mund të regjistrohen të gjitha organizatat shqiptare në diasporë – shoqatat, shkollat shqipe, grupet kulturore, fetare (kishat dhe xhamiat), si dhe grupet jo-formale. Falë platformës, tani çdo organizatë në diasporë (formale ose jo-formale) mund ta krijojë profilin e saj brenda platformës dhe ta përditësojë atë me informata në çfarëdo kohe. Si organizata partnere ju keni mundësi t’i publikoni aktivitet e planifikuara në Kalendarin Global  dhe të shkruani opinione në hapësirën Diaspora Flet në kuadër të platformës.

Regjistimi zgjatë vetëm pesë minuta dhe ky është linku:  http://www.diasporaflet.org/register.

Nëse ju duhen informata shtesë ose keni ndonjë koment apo rekomandim na shkruani në emailin [email protected].