Shoqata shqiptaro-amerikane e Masaçusets (MAASBESA)
Shoqata MAASBESA që nga viti 2006, është duke e mbështetur komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shtetin e Masaçusets, ku besohet se jetojnë dhe punojnë rreth 70 mijë persona me prejardhje shqiptare.
Nga 2006 ne u krijuam gradualisht nëpërmjet përpjekjeve të disa individëve të komunitetit lokal shqiptaro-amerikan. Janë zhvilluar një numër aktivitetesh shoqërore dhe kulturore ku MAASBESA ishte organizuesi kryesor ose organizatë bashkëpunuese. Gradualisht, ne arritëm në një pikë ku menduam se komuniteti kishte mjaft fuqi për të krijuar zyrtarisht dhe regjistruar ligjërisht një organizatë jo-fitimprurëse në Masaçusets.
Arsyet e themelimit kanë qenë të ndryshme: për të mbështetur njëri-tjetrin në ditë të vështira; për të ruajtur zakonet dhe gjuhën; për të festuar ditët tona të shënuara dhe për të ofruar ndihmën tonë për atdheun e largët. Misioni ynë është ruajtja dhe zhvillimi i gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan. Veprimi ynë bëhet në emër të këtij komuniteti të madh, për të mirën dhe mirëqenien individuale dhe të përbashkët
Aktivitetet tona:
- promovimin dhe organizimin e aktiviteteve shoqërore dhe kulturore që i shërbejnë komunitetit;
- promovimin e mësimit të gjuhës shqipe dhe ndërgjegjësimit për kulturën dhe trashegiminë shqiptare për studentët shqiptar;
- krijimin dhe zhvillimin e një rrjeti mbështetës për të ndihmuar njerëzit në përparimin e tyre profesional; dhe
- krijimin dhe zhvillimin e një databaze për shqiptarët në Masaçuset.
Klikoni këtu nëse dëshironi të regjistroheni të bëheni pjesë e shoqatës tonë.