Shoqata ”Shiko” dhe provomimi i kulturës shqiptare në Zvicër

Shoqata SHIKO është krijuar në vitin 2007, me qëllim të promovimit të kulturës shqiptare dhe integrimit të të rinjëve shqiptar në shoqërinë zvicerane. Fushëveprimi ynë është kryesisht i përqëndruar në kantonin e Vaud-it. Në kuadër të aktiviteteve tona kemi nxitur dhe mbështetur shoqatat e ndryshme shqiptare , zvicerane dhe të huaja duke krijuar një platformë të informatave.

Gjatë këtyre viteve të aktiviteteve vlen të theksohet bashkëpunimi me prefektin e komunave perëndimore të qytetit të Lozanës, në kantonin e Vaud-it.  Projekti ‘’Parandalimi është çështje e të gjithëve’’ ju kushtua të rinjëve shqiptar me qëllim të parandalimit të dukurive negative në shkollë si delikuenca dhe veprimet josociale.

Gjatë këtyre vite të veprimit (2012-2016) shoqata SHIKO është profesionalizuar në organizimin e konferencave, tryezave të rrumbullakëta, dhe aktiviteteve tjera të lidhura me integrimin e të huajve e sidomos të komunitetit shqiptar.

Shoqata Shiko ka kontribuar në organizimin e manifestimit të shpalljes së pavarësisë në Lozanë, Ky manifestim konsiderohet si një ndër organizimet më të mëdhaja dhe më të organizuara në diasporë me më shumë se 10 mijë pjesmarrës. (http://www.rts.ch/info/suisse/1176869-les-kosovars-de-suisse-manifestent-leur-joie.html).

Shoqata Shiko kontribon organizimin e manifestimeve kulturore dhe organizimin e orëve letrare dhe njëherit promovimin e gjuhës shqipe bibiotekat kantonale dhe komunale.