Si mund të votoni nga mërgata për zgjedhjet e parakohshme 2017?

Zgjedhësit nga diaspora shqiptare për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2017, fillimisht  është dashur të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e qershorit 2017. Afati për regjistrim ka zgjatur nga 15 maj deri më 22 maj.

Pas periudhës për regjistrim, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka publikuar listën e votuesve jashtë vendit, të cilët sipas këtij institucioni plotësojnë kriteret juridike për votim, edhe pse një numër i mërgimtarëve nuk e kanë gjetur emrin në listë.

Ja si mund të votoni nga mërgata në zgjedhjet e 11 qershorit:

1) Fillimisht kontrolloni listën e votuesve jashtë vendit, nëse aplikacioni juaj për regjistrim jashtë vendit është pranuar nga KQZ-ja: http://www.kqz-ks.org/Uploa…/Documents/LPV_JK_nlkemesizs.pdf. Nëse nuk jeni në listë, ju nuk keni të drejtë të votoni.

2)Fletëvotimin shkarkojeni këtu: http://www.kqz-ks.org/…/Documents/fletevotimi_alylglqtos.pdf.

4) Si duhet plotësuar: Në anën e majtë votojeni subjektin politik dhe në anën e djathtë votoni deri në pesë kandidatë për deputetë.

5)Pasi ta plotësoni formularin vendoseni në një zarf të vogël dhe më pas së bashku me kopjen e dokumentit identifikues i vendosni në një zarf më të madh.

6)Adresa ku duhet ta dërgoni votën tuaj: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës, K.P. 6 Kutia 351
10 000 Prishtinë
Republika e Kosovës (Këtë e shkruani mbi zarfin e madh)

SHËNIM: Fletëvotimi duhet të mbërrijë deri më 9 qershor 2017 në KQZ.