Takim i përfaqësuesve të Germin me Ministrin e Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko
GERMIN në Shqipëri!
Drejtoresha e Programeve Sihana Bejtullahu dhe Zyrtarja e Projekteve të Germin për Shqipërinë, Blerina Xhemajli zhvilluan takimin e radhës me z. Pandeli Majko, Ministrin e Shtetit Shiqptar për Diasporën në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit për fuqizimin e rolit të #Diasporës në zhvillim dhe demokratizimin e vendeve amë.
Gjatë takimit u prezantua programi i GERMIN “Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës (EDP)”, i cili synon rritjen e angazhimit të profesionistëve nga Diaspora për të krijuar mundësi të transferimit të njohurive dhe të shkathtësive të tyre në institucionet dhe organizatat vendore.
Diskutimi u zhvillua në shqyrtimin e mundësive dhe mënyrave të bashkëpunimit. Andaj, shumë shpejt GERMIN vjen me një sërë aktivitetesh në Tiranë, Prishtinë dhe Diasporë.
Na ndiqni dhe ju presim të na bashkoheni!
#EDP #DiasporaFlet #Diasporapower #KosoveShqiperi
| www.germin.org |