Transferi i dijes dhe promovimi i shkëmbimeve profesionale [Rekomandimet]

Më 20 shtator 2018, organizata jo-qeveritare Germin, në kuadër të iniciativës Angazhimi i Diasporës në Zhvillimin e Politikave, pjesë e Diaspora Flet  ka mbajtur takimin e tretë virtual me temën “Përfshirja e Diasporës në zhvillimin socio-profesional – Strategjia për Diasporën & Mërgatën (2013-2018)”.

Pjesë e këtij paneli diskutues ishin:

  1. Bahri Troja – Austri
  2. Zyrafete Loshaj – Suedi
  3. Besmir Hoxha – Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  4. Nela Avazaj – Azerbejxhan
  5. Lyra Hadri  – Brazil

Diskutimi u moderua nga Fjolla Vukshinaj, Germin.

Transferi i dijes dhe migrimi qarkor ishin temat që u diskutuan në këtë panel.

Ndonëse janë bërë disa përparime të nevojshme me qëllim të organizimit të diasporës dhe në njohjen e rëndësisë së kontributit të tyre si p.sh me krijimin e Ministrisë së Diasporës në vitin 2011, përfshirjen e diasporës në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, këto veprime nuk janë të mjaftueshme duke marrë parasysh potencialin dhe madhësinë e diasporës. Në këtë mënyrë mund të themi se është bërë shumë pak edhe pse ka qenë pjesë e strategjisë Shkëmbimi Profesional, disi është anashkaluar kjo pjesë dhe nuk është marr asnjëherë parasysh përfshirja e trurit të diasporës në proceset shoqërore, politike e kulturore në vendin amë, edhe pse ky grup është i gatshëm që te ofroj kontributin e tyre.

Në mënyrë që Strategjia (2019-2013) dhe Plani i Veprimit (2019-2021), të jetë sa më gjithëpërfshirës, mëposhtë mund t’i gjeni disa  rekomandime për objektivën strategjike “Përfshirja e Diasporës në zhvillimin socio-profesional”.

Identifikimi i profesionistëve të diasporës dhe shfrytëzimi i trurit të diasporës:

  • Identifikimi dhe krijimi i një databaze të profesionistëve të Diasporës përmes një platforme interaktive;
  • Krijimi i një grupi të shkencëtarëve të cilët do punoni në fushën e industrisë, saktësishtë të energjetikës (p.sh si mundemi ta kthejmë thëngjillin në gaz);
  • Angazhimi i profesionistëve të Diasporës për angazhim afat-shkurtër në vendin amë në programe të ndryshme: arsim, shkencë, industri, akademi, drejtësi, ekonomi, shëndetësi. P.sh Krijimi i një grupi të profesionistëve (sikurse Task Forca) të cilët do bënin studime fisibiliteti për tema të caktura; ligjërime në Universitetet Publike; trajnime dhe ligjerata për personat me nevoja të veçanta etj;
  • Krijimi i një akademie poltike me ligjërues nga diaspora;

Mundësitë e punësimit sezonal dhe punës praktike:

  • Të rinjët që kryejnë shkollimin në fushën e turizmt punën praktike ta bëjnë në Austri;
  • Të rinjët që punojnë vetëm gjatë sezonit të verës në fushën e turizmit, gjatë sezonit të dimrit të punojnë në Austri dhe kjo mund të arrihet nëse institucionet përgjegjëse do angazhoheshin;
  • Krijimi i rrjetit të të rinjëve/studentëve të Diasporës  të cilët do kryejnë punën praktike në Kosovë;

Të tjera:

  • Promovimi i Kosovës dhe vendeve amë në shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën si p.sh rasti Azerbejan përmes pjesëtarëve të Diasporës duke promvuar artin dhe kulturën e vendit;
  • Ofrimi i ndihmës dhe këshilla në krijimin e iniciativave/këshillave në vendet që ka pak diasporë dhe ka mungesë të një organizimi të strukturuar;
  • Emërimi i koordinatorëve për diasporën nëpër ministri/ apo shërbime diplomatike;

Organizata jo-qeveritare GERMIN, pjesë e grupit punues për hartimin e Strategjisë për Diasporën (2019-2013) dhe Planit të Veprimit (2019-2021), është duke realizuar një seri diskutimesh virtuale me pjesëtarë të Diasporës për të pranuar rekomandime dhe komente nga komunitetet e Diasporës gjatë hartimit të këtij dokumenti.

Diskutimin mund ta ndiqni këtu: