Universiteti Veror i Prishtinës hap dyert për studentët nga diaspora

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës, këtë vit, organizon edicionin e 17-të, i cili do të mbahet nga data 3 deri më 14 korrik 2017.  UVNP u bën thirrje studentëve nga diaspora të marrin pjesë në këtë edicion.

Në këtë universitet do të ofrohen kurse nga fusha të ndryshme të studimit, të cilat do të mbahen nga profesorë të vendit dhe ndërkombëtarë.

Të rinjtë nga vende të ndryshme do të kenë rast t’i shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë e tyre, ta zgjerojnë bashkëpunimin dhe të krijojnë miqësi të reja.

Gjatë kësaj kohe, sa do të zgjasë Universiteti Veror, do të ketë edhe një mori aktivitetesh, si punëtori, gara sportive, ekskursione, mbrëmje studentore etj.

Në marrëveshje me Ministrinë e Diasporës, 10 studentët nga jashtë, do të lirohen nga tarifa 100 EUR.

Më shumë informata mund t’i gjeni në linkun: http://uni-pr.edu/…/University-of-Prishtina-%E2%80%93-Inter…