Vazhdon rrugën projekti MENTORIS

Projekti « MENTORIS » nga shoqata e inxhinierëve shqiptar të Zvicrës – Albanian Engineering of Switzerland – AES . Është shoqata e parë profesionale e shqiptarëve në Zvicër, e krijuar në vitin 2011.  Për më shumë informata , mundeni të konsultoni faqen e internetit : http://www.a-e-s.ch/.

Albanian Engineering of Switzerland ka për qëllim themelor të lehtësojë dhe zhvillojë platforma të shkëmbimit në mes të Zvicrës dhe vendeve të prejardhjes së Shqiptarëve: Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Lugina e Preshevës, etj.

Krahas prezencës së anëtarëve të shoqatës në nisma, aksione, dhe projekte që kanë të bëjnë me Kosovën apo rajonet shqiptare në Ballkan, shoqata e inxhinierëve AES të Zvicrës janë duke realizuar projektin MENTORIS që ka për synim t’i mbështesë të rinjtë që janë duke kërkuar punë apo praktikë profesionale.

Pas realizimit me sukses të takimit informues në Lozanë në mars të këtij viti , ku u spikat prezenca e specialisteve dhe interesi i të rinjve që të marrin pjesë në ketë projekt.

 Shoqata e Inxhinierëve vazhdon aktivitetet për të realizuar projektin nacional « MENTORIS » mbështetur nga strukturat shtetrore të Konfederatës dhe njëherit nga kantonet e Vaud dhe të Bernit me pjesëmarrje të qyteteve si Bienne dhe Lozanë.

Për këtë AES ju fton në takim të radhës , ketë të shtunë , më 17 qeshor 2017në ora 9:30 deri 15:30 në Hotel Mercure Plazza (www.mercure.com), Neumarkstrasse 40, 2502 Bienne.

Jeni të mirëseardhur në ketë takim që përfundon me një aperitikë.

AGJENDA

M. Rexhep Gashi, président de l’AES-www.a-e-s.ch

• Mme Tamara-Elizabeta Iskra, déléguée à l’intégration-cheffe du service spécialisé

de l’intégration de la ville de Bienne-www.biel-bienne.ch

• Mme Isabelle Rosset, assistante social du service spécialisé pour l’insertion

professionnelle de la ville de Bienne-www.biel-bienne.ch

• M. Benoit Chetelat, formateur et responsable en industrie pour la suisse romande

• M. Zenun Shala, entrepreneur-www.schauffage.ch

• M. Visar Ramqaj, webmaster de l’AES-www.a-e-s.ch

Modérateur: M. Ali Sylejmani, médiateur culturel, collaborateur spécialisé SIP de la ville de Bienne