Zgjedhjet në Kosovë dhe Pjesëmarrja e Diasporës

Përshkrimi i ngjarjes:

Germin organizon diskutimin virtual me temën “Zgjedhjet në Kosovë dhe Pjesëmarrja e Diasporës”

Gjatë këtij takimi, panelistët do të diskutojnë rreth rëndësisë, mundësive dhe sfidave për votimin jashtë vendit. Po ashtu, do të diskutojmë rreth metodave për votim dhe procedurave të aplikimit për votuesit nga jashtë.

Cilat janë sfidat dhe mundësitë e votimit nga jashtë? Sa janë të informuar pjesëtarët e diasporës rreth procedurave të votimit jashtë vendit. Për çfarë arsye kemi kaq pak votues nga diaspora – çka mund të përmisohet në këtë drejtim.

Tema: Zgjedhjet në Kosovë dhe pjesëmarrja e diasporës

Koha: New York 12:00| Londër 17:00| Prishtinë 18:00| Stamboll 19:00

Modertor: Jetmir Bakija, Prishtinë, Kosova

PANELISTËT

Ministri i Diasporës, z.Valon Murati

Valon Murati lindi në Prishtinë, në vitin 1975. Diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet postdiplomike i përfundoi në Universitetin e Sarajevës dhe në atë të Bolonjës, në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Evropën Juglindore. Që nga viti 1993 ka qenë i angazhuar në aktivitetin politik në kuadër të ilegales, si anëtar LKÇK-së, duke qenë edhe kryetar i saj në vitin 1999. Që nga fillimi i vitit 1998 ka qenë aktiv në strukturat e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës. Ndërkaq, nga viti 2007 është aktiv në Lëvizjen për Bashkim. Tash për tash është Kryetar i Lëvizjes për Bashkim (LB-së).

Me eksperiencë të madhe në fushën e të drejtave të njeriut, e ka drejtuar Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Prishtinës për 9 vjet, ndërsa deri tash e ka ligjëruar lëndën Mbrojtja Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut dhe e Drejta Qytetare në kolegjin universitar “AAB”. Po ashtu, ka qenë anëtar i bordit dhe i këshillave drejtues të shumë organizatave, si “Forumi 2015”, Klubi për Politikë të Jashtme, Instituti i Sociologjisë në Tiranë, etj.

Në vitin 2000 i ka vizituar SHBA-të, në kuadër të “International Visitor Leadership Program” të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.

Deri tani i ka të publikuar dhjetëra artikuj shkencorë dhe gazetaresk në konferenca dhe revista të shumta shkencore, si në botë, ashtu edhe në rajon.

Është emëruar Ministër i Diasporës në seancën e Kuvendit të Kosovës të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 8 dhjetor 2014.

Ministri Murati është i martuar dhe ka dy fëmijë.

 

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës z.Faton Topalli

Faton Topalli ka lindur më 7 nëntor 1963 në Prishtinë dhe me origjinë është nga fshati Zllatar. Ai ndoqi mësimet e shkollës fillore dhe asaj të mesme në Ferizaj.

Që nga rinia e hershme ishte pjesë e organizatave ilegale, që angazhoheshin për çlirim dhe bashkim të kombit shqiptar. Bashkë me veprimtarë të tjerë, në vitin 1981 Fatoni u angazhua në organizimin e demonstratave gjithë popullore.

Pas ‘Pranverës 81’, duke qenë një ndër organizatorët e demonstratave në Ferizaj, Fatoni detyrohet t’i lë ankash bankat e shkollës dhe të ia mësyje mërgimit.

Në Zvicër ai u inkuadrua dhe kontribuoi në lëvizjen kombëtare shqiptare të organizuar në mërgim, duke furnizuar opinionin mediatik me artikuj e me informata mbi përndjekjet dhe regjimin shtypës që sundonte në Kosovë.

Fatoni po ashtu ka vepruar edhe në organizimin dhe faktorizimin e mërgatës shqiptare, duke e mbështetur me aktivitete të ndryshme, organizime patriotike dhe luftën për çlirim të UÇK-së.

Pas përfundimit të luftës, ai i kthehet shkollimit në Friburg dhe Cyrih. Në Cyrih ka studiuar Shkencat Sociale dhe më vonë ka përfunduar studimet për master.

Aia punuar në Shërbimin Psiko-Social në AOZ të Cyrihut ndërsa me honorar prej vitit 2007 në Fakulteti e Shkencave Sociale (ZHAW) si ligjërues i jashtëm për çështjet e emigracionit dhe punës pedagogjike me familje dhe të rinjtë. Ka punuar për shumë institucione publike të Zvicrës, duke dhënë kontribut në zbatimin e programeve e politikave sociale, sipas vizionit të tij politik dhe profesional.

Që prej vitit 2010, Faton Topalli është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 ishte njëri prej 14 kandidatëve më te votuar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ndërpreu punën si Këshilltar në Shërbimin Psikosocial në Cyrih, si bashkë drejtues i Qendrës Profesionale për të huaj Pro Integra dhe Ligjërues i jashtëm në ZHAW për ta zhvilluar profesionalisht aktivitetin e tij si drejtues i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj.

Gjatë më shumë se dy vitesh, Faton Topalli ka drejtuar këtë qendër në dhjetëra aktivitete publike e mediatike, të fokusuara në ekspozimin e keqqeverisjes dhe të shpërdorimeve të Komunës së Ferizajt, si dhe aksione me theks në solidaritetin qytetar.

Në fund të legjislaturës së katër të Kuvendit të Kosovës ka marr mandatit e deputetit.

Aktualisht ai është duke ushtruar detyrën e deputetit në mandatin e dytë dhe është Kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Politikane, znj.Adelina Muhaxherri | Zvicër

Adelina Muhaxheri është 25 vjeçare me prejardhje nga Prizreni, Kosova. Si dy vjeçare ka emigruar në Zvicër, ku tani atje jeton dhe punon. Muhaxheri pas përfundimeve të shkollës së mesme për ekonomi në kantonin e ST.Gallen, ka vazhduar studimet për General Managment, ku është në përfundim e sipër.

Adelina përveç studimeve, ajo punon në një zyre zvicerane “Helvetic Personal AG”, e cila merret me kontabilitet. Po ashtu, ajo tash e pesë vite e ka hapur zyrën e vet personale ku i ndihmon shtetasve zviceran në mbushjen e formularëve të tatimeve të shtetit për persona privat.

Në shkurt të vitit 2016, ajo ishte kandidate për një ulëse në parlamentin kantonal në Zvicër. Tani është anëtare aktive e Partisë Social Demorkrate dhe angazhohet bashkë më aktivistët e tjerë të Zvicrës për të drejtat e shqiptarëve atje.

Kryeredaktor i gaztës Illyria Press, z. Ruben Avxhiku | Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ruben Avxhiku është 45 vjeçar dhe jeton në shtetin e New York-ut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është kryeredaktor i gazetës shqiptaro-amerikane http://illyriapress.com/ qysh nga viti 1999.Avxhiku është autor i shumë opinioneve të botuara në mediume të ndryshme.

Së fundmi ka filluar kampanjën që të shkruajë një libër për rrugëtimin e shqiptarëve të parë në Amerikë, të cilët kanë luftuar për çlirimin dhe pavarësimin e Shqipërisë. Për më shumë ky është linku: https://www.gofundme.com/ruben-naac.

Moderator: z.Jetmir Bakija, nga Bordi Këshillues i iniciativës “Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës”

Jetmir Bakija ka përvojë në fushën e zhvillimit ndërkombëtar dhe është aktivist i shoqërisë civile, i cili për një kohë ka punuar në zhvillimin e shoqërisë civile me Insitutin Demokratik Kombëtar (NDI) në Nepal. Aktualisht, është duke punuar në organizatën jo-qeveritare Democracy Plus, në Prishtinë.

Bakija ka punuar edhe si konsulent i NDI pë regjionet e Azisë jug-lindore, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore. Ai ka menaxhuar projektin “Përfshirja e Diasporës në Zhvillimin Ekonomik” nga UNDP Kosovo dhe njëherit është bashkë-autor i studimit të fizibilitetin “Fondi i Investimeve Private për investitorët nga diaspora.”

Jetmir për një kohë të gjatë është aktivist i shoqërisë civile në Kosovë dhe ka punuar në think-tanks të ndryshme, që trajtojnë çështjet e parlamentit, reformave zgjedhore dhe zhvillimin e qeverisjes lokale.

Në vitin 2005, Jetmiri ka përfunduar studimet bachelor në Texas A&M University në drejtimin e shkencës politike dhe ka mbrojtur temën e masterit në drejtimin e Politikave Ndërkombëtare dhe Tregtisë në Valparaiso University (Indiana).

Aktiviste, znj.Ganimet Bajraktari | Austri

Ganimet Bajraktari është me prejardhje nga Komuna e Rahovecit, saktësisht e lindur në Malësinë e Vogël. Ajo ka përfunduar studimet e shkollës së lartë në drejtimin e matematikës në Prizren.

Aktiviteti i saj fillon që nga viti 1988 ku përfshihet në organizatën e vajzave ilegale shqiptare në Prizren. Për shkaqe të sigurisë, ajo detyrohet të migrojë në Austri. Atje ka përfunduar shkollim si defektologë dhe më pas ka arritur që të bëjë një studim në lidhje me personat me aftësi të veçanta në Kosovë.

Bajraktari sot vazhdon të punojë shumë me gratë e Kosovës dhe me personat me aftësi të veçanta, duke pasur një përkrahje të vazhdueshme nga Gratë Katolike të Sankt Pölten, Austri. Po ashtu, është kryetare e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Austri, të cilët kanë organizuar tryezën: Mërgata në kërkim të identitetit organizativ.

Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së,  z.Enis Halimi | Prishtinë

Enis Halimi, kryeshef ekzekutiv i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve është panelisti i radhës që do të kontribuojë në diskutimin për zgjedhjet dhe pjesëmarrjen e diasporës.

Enis Halimi është ka Prishtina dhe tash e katër vite mbanë pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të KQZ-së.

Halimi ka përfunduar studimet baçelor në drejtimin e Shkencës Politike dhe është magjistër në Administratë Publike dhe Integrime Europiane dhe është PHD kandidat në fushën e Mjekësisë së Përgjithshme.

Halimi po ashtu është ligjërues në Universitetin e Prizrenit në lëndët: E drejta e BE-së, Etika e biznesit dhe përgjegjësia sociale dhe administrim lokal. Ndërsa në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Edukimit jep lëndët: Të drejtat e njeriut, menaxhimi dhe udhëheqja e institucioneve parashkollore, ligji dhe qeverisja, modelet e demokracisë dhe e drejta e BE-së.