Debat lidhur me varësinë kushtuar komunitetit shqiptar të kantonit Vaud

Shoqata Humanitare Oss-Mann e themeluar në vitin 2010 në qytetin e Nionit të Zvicrës, ka për mision ndihmën humanitare për familjet në Ballkan duke filluar me ndihmën konkrete për fëmijet në Kosovë. Dhe deri më tani kanë përfituar nga ndihma 45 fëmijë me nevojë sidomos në fushën mjekësore apo ndihmë financiare. Vlen të përmendet aksionet e shoqatës në vitin 2012 dhe 2015 në fushën e shëndetit tek fëmijët në regjionin e Prizrenit ku shoqata kishte marrur përsipër vizitën e doktorëve zviceran të spitalit të Gjenevës. Pra, të doktorëve: Antoine de Courtis dhe Jean-Pierre Chung, të cilët realizuan intervenime mjekësore në ORL dhe në shëndetin dentar të fëmijëve.

Shoqata duke parë që komuniteti shqiptar që jeton në Zvicër ka nevojë për një kujdesje të veçantë edhe në fushën e varshmërisë (alkohol, substanca të ndryshme si droga, duhan apo varëshmeri në fushën e lojrave etj) ka përpiluar projektin duke pasur synim parandalimin e këtyre varshmërive të cilat rëndojnë qoftë për personin, familjen apo për shoqërinë. Projekti ka mbështetjen nga Departementi i Shëndetit dhe të aksioneve sociale të kantonit Vaud.

Organizimi i një debati në fushën e varshmërisë do jetë aksioni konkret që shoqata Oss-Mann do realizojë më 13 qershor 2019 në Niont të kantonit të Vaud në ora 18:00 në Espass, Route de l’Etraz 20, 1260 Nyon. Do jenë të pranishëm në debat specialistët: Doktor Nelson Feldman, psikatër, Zonja Rose – Marie Notz përfaqësuese e fondacionit të varshmërsisë në kantonin Vaud, Zonja Dafina Berisha, doktorante në sociologji në Universitetin e Lozanës kurse moderatore do jetë Zonja Vjosa Gërvalla, drejtoreshë e Albinfos. Debati do përfundojë nën notat muzikore të artistes Mimoza Selimi dhe të përcjellur nga një aperitivë.
Për më shumë informata: Tél : 079 359 65 17. 

Mail : [email protected] | Shih blogun e shoqatës: http://oss-mann.over-blog.com/