Diaspora Flet në Kuvendin e Kosovës dhe prezanton pesë kërkesat kryesore për legjislativin kosovar

Germin në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës ka hapur sot dyert për diasporën shqiptare pjesmarrës nga 22 shtete të ndryshme të botës, për të dëgjuar kërkesat e tyre në drejtim të legjislativit kosovar por edhe qeverive të tre shteteve. Këto kërkesa janë prezentuar gjatë seancës së përbashkët ndërmjet 100 përfaqësuesve të diasporës shqiptare dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që u mbajt sot në kuadër të ditës së dytë të konferencës katërditore Dipasora Flet. Konferencë kjo e organizuar nga Germin në kuadër të nismës për Dialogun e Strukturuar për të Drejtat e Diasporës.
Me këtë rast, drejtori i Germin Behar Xharra ka prezentuar pesë kërkesat kryesore që diaspora shqiptare ka karshi legjislativit kosovar, si nevoja për zgjidhje të mënjëhershme. “Janë pesë kërkesa të cilat grupet punuese që janë ndërtu prej 122 profesionistëve nga 24 shtete, dhe që do të bisedohen me juve deputetët në komisione përkatëse, me shpresë që do të shkojmë në një pikë ku të kemi dicka konkrete”, ka thënë Xharra.
Derisa theksoj se diaspora ka shumë kërkesa dhe se Germin i ka hulumtuar dhe prezentuar ato edhe në raporte që do të diskutihet më detajisht në komisione parlamentare me deputetët.
“E drejta e votës, pra përmirësimi i procesit për votim nga jashtë vendit; Mësimi plotësues në gjuhën shqipe; përfaqësim në politikbërje; zgjidhja e problemit me kartonin e gjelbërt; angazhimi i profesionsitëve të diasporës në vendet e tyre të origjinës”, janë kërkesat që Xharra prezentoi para legjislativit të Kosovës në seacnën e përbashkët në Kuvendin e Kosovës, e ku morrën pjesë edhe ministrat e diasporës së tre shteteve Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Xharra, i cili përfaqësoi edhe diasporën shqiptare në këtë rast, meqë jeton në Amerikë, foli edhe për rëndësinë e krijimit të lidhjes mes gjeneratave të reja të diasporës me vendin e tyre të origjinës. “Problemi nuk ka me qenë thithja e trunit të njerëzve që janë lind në Kosovë, atë mund ta konsideroni si të kryer, problem ka me qenë qysh fëmijët tanë që lindin jashtë vendit me i lidh me vendin e origjinës”, tha ai.
“Nga ju presim që të krijoni mundësitë dhe t’i jepni shtytje proceseve edhe t’u jepni shtytje krijimit të mekanizmave. Dhe presim që nuk na thirrni vetëm për dasma apo dhurata por presim që interesat të jenë të ndërsjella. Ne si Germin po mundohemi të krijojmë disa struktura prej anës institucionale. Prej jush dhe prej shoqërisë kërkojmë që baza të jetë e dyanshme. Ne dhe familjet tona do të bëjmë rruëgtimin e asaj rruge që ju e shtroni. Topi është në fushën tuaj dhe presim që sot të kemi dicka konkrete nga ju”, iu tha deputetëve Xharra.
Një fjalë rasti në fillim të seancës në Kuvendin e Kosovës e ka mbajtur edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i cili tha se Kuvendi vetëm sot ka hapur dyert e shtëpisë së diasporës. “Kjo është shtëpia e popullit dhe ju jeni ky, pra jeni në shtëpinë tuaj”, ka thënë ai. Veseli po ashtu ptoencojë rëndësinë e diasporës në aspketin e shfrytëzimit të potencialit intelektual që ka, për zhvillimin e vendit të tyre të origjinës si dhe në rrugën euro atlantike të cilës i ka hyrë Kosova. “Globalizimi që po kalon edhe vendi ynë, atdheu ynë , kërkon në të njëjtën kohë veprime pak më të ndryshme sesa në të kaluarën. Kosova sot më shumë se kur dhe më shumë se për ndihmën financiare, ka nevoje për dijen tuaj dhe përksuhtimin tuaj për transformimin politik dhe ekonomik të atdheut tonë në mënyrë që të ecim edhe më fuqishëm në rrugën euro atlantike”, ka thënë ai.
Gjatë seancës kanë mbajtur fjalë rasti edhe shefat e grupeve parlamentare të partive që pëfaqësohen në Kuvend të cilët u pajtuan që diaspora ka një rëndësi të vecantë për shtetin dhe se po e shohin mundësinë që është krijuar përmes Germin si një mundësi të mirë për të hapur dialogun e munguar te strukturuar për përfshirjen e diapsorës edhe në vendimmarje në vendin e tyre të origjinës.
Derisa, 7 përfaqësues të diasporës shqiptare kanë shprehur gatishmërinë për të kontribouar në vendet e tyre të origjinës por me kërkesa konkrete që të përmirësohet ambienti për ta bërë këtë nga qeveritë e vendeve të origjinës. Folësit nga diaspora shqiptare janë edhe pjesë e Task Forcave të Germin, e të cilët kanë punuar në përpilimin e planeve të verpimit për përfshirjen e diasporës në krijimin e politikave për ështje të ndryshme që lidhen me vendin e tyre të origjinës.
Me këtë rast, fjalën e tyre e kanë dhënë Brikena Muharemi, nga shoqata e vokatëve shqiptaro-britanik në Britani të Madhe; Richard Lukaj drejtor i Bank Street Group dhe kryesues i bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë; Lazim Destani drejtor i Ekolog International; Mark Kosmo nga shoqata shqiptaro-amerikane në Boston; Indira Kartallozi nga Kaleidescope Futures Lab në Belgjikë, Hilmi Gashi nga Unia në Zvicër, si dhe Lulzim Syla nga NRW në Gjermani.
Pjesa e dytë e ditës Diaspora Flet në Kuvend po vazhdon aktualisht me sesionet e punës ndërmjet përfaqësuesve të Task Forcave të Germin nga diaspora dhe deputetëve në katër komisione parlamentare: ai për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike; për arsim shkencë, teknologji, kulturë, sport, rini, inovacion dhe ndërmarrësi; për legjislacion, mandate dhe imunitete, rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e agjencisë kundër korrupsionit; dhe ai për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti, industri dhe zhvillim rajonal.