Diaspora për zhvillim: Bashkëpunimi sindikalist Zvicër –Kosovë
Gjatë verës së këtij viti u zhvilluan disa aktivitete konkrete që kanë të bëjnë me kontributin e mundshëm të diasporës për zhvillim- bashkëpunimin me vendin amë. Përderisa përpjekjet dhe kontributet tjera karakterizuese të diasporës ishin tuaja se individuale, ai i sindikalistëve shqiptar të Unia nga Zvicër u cilësua me aktiviteti dhe kontributi më i organizuar grupor.
Në Konferencën e organizuar në muajin maj 2018 nga Germin, sindikalistët shqiptarë nga sindikata Unia në Zvicër bashkë me Bashkësinë e Sindikatave te Pavarura te Kosovës (BSPK), zhvilluan punishten ndërshtetërore mbi të drejtën e punës në Kosovë, ku ishte prezent edhe përfaqësuesi i Inspektoratit të Punës të Qeverisë së Kosovës.
Kjo punëtori trajtoi të drejtat e punëtorëve dhe aspektin ligjor rreth zbatimit të ligjit të punës, sigurimin shëndetësor dhe aksidental dhe sigurinë sociale në Kosovë. Me këtë rast përfaqësuesit nga sindikata Unia, Osman Osmani, Ruzhdi Ibrahimi, Adelina Muhagjeri, Florim Kadriu, dhe Hilmi Gashi kanë prezantuar edhe disa rekomandime për të përmirësuar organizimin sindikalist në Kosovë.
Shkëmbim për institucionalizim të bashkëpunimit
Ndërsa në ditën e dytë, delegacioni i sindikatës UNIA i përbërë nga Osman Osmani, Hilmi Gashi e Ruzhdi Ibrahimi bashkë me kryetarin e BSPK, Avni Ajdini dhe zyrtaren për marrëdhënie ndërkombëtare Dafina Mehaj, shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha fushat e mundshme që kanë të bëjnë me lëvizjen sindikaliste, reformimin, organizimin, fushatat dhe mobilizimit të përgjithshëm sindikalist..
Të dy sindikatat (Unia dhe BSPK) shprehën dëshirën të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë / mbrojtjes së shëndetit në punë (SMSHP). Një qëllimi (i përkohshëm) i parë është promovimi i mbrojtjes së punonjësve në Kosovë. Për këtë qëllim, është planifikuar një pako aktiviteti në tre faza për vitin 2018:
Zhvillimi i një projekti të mundshëm në tri faza duke filluar nga:
- Inventari: Mbledhja e të dhënave dhe fakteve me anë të një ose më shumë pyetësorëve (Gusht-Shtator 2018);
- Bazuar në vlerësimin e të dhënave / fakteve të mbledhura nën “1.”, do të mund të zhvillonim një projekt për promovimin e SMSHP në Kosovë (shtator 2018);
- Realizimi i projektit: zbatimi konkret (tetor-dhjetor 2018) i projektit të zhvilluar nën “2.” dhe përkufizimi i aktiviteteve pasuese.
Fuqizimi i lëvizjes sindikaliste më se i nevojshëm
Ndërsa sa i përket fuqizimit të lëvizjes sindikaliste, reformimin, organizimin, fushatat dhe mobilizimit të përgjithshëm sindikalist, që u trajtuan në ditën e dytë, dolën edhe disa nga rekomandimet kryesore që vijojnë më poshtë:
Është më se i nevojshëm një reformim i përgjithshëm sindikalist në Kosovë në kushtet e rrethanat e ndryshimeve sistemore nga ato „socialiste“ në „kapitaliste“, si në vijim;
- Përballja me krizën sindikaliste dhe problemeve përcjellëse si: zvogëlimin e numrit të anëtarësisë, ankorimit të dobët nëpër ndërmarrje , veçanërisht mungesa totale e ankorimit në ndërmarrjet private, ankorimi i dobët nëpër regjione, copëzimi (fragmentarizmi) sindikalist, varësia nga partitë politike (pushteti), integrimi në procesin e privatizimit.
- Nisja enjë projekti sindikalist me synime e qëllime të formuluara e deklaruara qartë: tejkalimi i copëzimit sindikalist , ndërtimi ndër-profesional dhe ndër-sektorial, ankorim në regjione, organizimi i shkretëtirave (sektorëve të paorganizuar si ndërtimtaria, tregtimi me pakicë, etj.)) sindikaliste, rritja e aftësisë mobilizuese, pavarësia politike, fuqizimi i bashkëpunimit me sindikatat e Evropës juglindore dhe në përgjithësi atyre evropiane.
Për të ndjekur këto objektiva pjesëmarrësit u pajtuan të fillojnë përpilimin e një projekti afatgjatë të bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellët sindikaliste dhe aprovimin e tij të mundshëm qysh gjatë këtij viti.
Seminari me Sindikatat e re KEK, FSPE të BSPK-në dhe gazetarinë hulumtuese
Më 30 korrik 2018 ne Kosova B, u zhvillua seminari për Mbrojtje dhe Siguri ne Pune, ne kuadër te projektit te BE-se: “Ngritja e njohurive dhe bashkëpunimit për mbrojtje dhe siguri në punë përmes gazetarisë hulumtuese” me rreth 50 pjesëmarrës nga SR KEK dhe FSPE. Me këtë rast referuan ekspert vendor si Shukrije Rexhepi nga BSPK-ja dhe ata të sindikatës Unia nga Zvicra, Hilmi Gashi dhe Osman Osmani.
Ky artikull fillimisht u publikua në platformën Prointegra.ch.