DiasporaFlet n’Frankfurt

Në kuadër të nismës Dialogu i Strukturuar për të Drejta të Diasporës (DSDD), Germin ka mbajtur takimin DiasporaFlet n’Frankfurt, ku u diskutua rreth të drejtave sociale dhe politike të diasporës me qëllim të njohjes së kontributit të saj dhe për nxitur  të zhvillimin dhe potencialin për bashkëpunim. Po ashtu, gjatë këtij takimi të pranishmit patën mundësi të informohen më shumë rreth Projektligjit të Diasporës i prezentuar nga përfaqësues të Ministrisë së Diasporës dhe projektit Returning Experts Albania & Kosovo i prezentuar nga CIM/GIZ. Një falënderim të veqantë për të gjithë ata që u bashkuan me ne në DiasporaFlet n’Frankfurt!