DiasporaFlet n’Oslo

Germin dëshiron të falënderojë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit në takimet tona në Norvegji. Ne, kemi mbledhur shumë të dhëna të vlefshme, të cilat do të na ndihmojnë në dizajnimin dhe zhvillimin e iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës. Ky është vetëm hapi i parë dhe ka ende shumë punë që duhet të bëhet. Urojmë që ky të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë #Diasporaflet