DiasporaFlet n’Washington D.C.

Germin dëshiron të falënderojë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit në ngjarjen DiasporaFlet n’Washington D.C. Falënderim i veçantë ambasadores së Shqipërisë në D.C. Floreta Luli-Faber dhe ambasadores së Kosovës në D.C Vlora Citaku për përkrahjen dhe mikpritjen. Po ashtu, organizimi i Fokus Grupit dhe ngjarjes DiasporaFlet n’Washington D.C. do të ishte i pamundur pa ndihmën e Mark Kosmos (anëtar i Bordit Këshillues në Germin), Flaka Ismailit dhe partnerit tonë Albanian Professional in D.C.

Ne, kemi mbledhur shumë të dhëna të vlefshme, të cilat do të na ndihmojnë në dizajnimin dhe zhvillimin e iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës. Ky është vetëm hapi i parë dhe ka ende shumë punë që duhet të bëhet. Urojmë që ky të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë. #Diasporaflet

FOKUS GRUPI NË D.C.

    

DIASPORAFLET N’WASHINGTON D.C.