Emisioni ‘Jeta në Kosovë”: Kallxo Diaspora
Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetua debati lidhur me diasporën shqiptare dhe përvojat e tyre.
Në prag të fillimit të konferencës ‘Diaspora flet’ të organizuar nga ‘Germin’, në këtë emision përfaqësues të kësaj organizate folën lidhur me eksperiencat në punën për diasporën.
Kryetarja e shoqatës, ‘Germin’, Liza Gashi foli mbi punën e organizatës dhe sfidat kryesore të paragjykimeve dhe trajtimit të diasporës në vendet shqiptare.
Lulzim Syla, ekspert i energjisë nga Kolni shpjegoi për potencialet e energjisë solare në Kosovë dhe punën e Qeverisë tonë në këtë drejtim.
Po ashtu, Shpresa Loshaj, një zyrtare shqiptare në Qeverinë kanadeze tregoi planet e saja për projekte që lidhen me Kosovën.
Debatuesit përballë Jeta Xharrës shpalosën edhe nivelin e bashkëpunimit me institucionet vendore për projektet e tyre në Kosovë.
Për këtë temë në debat flasin: Hilmi Gashi, aktivist në Bern, Shpresa Loshaj- Zyrtare në qeverinë kanadeze, Lulzim Syla, ekspert i energjisë në Koln, Mark Kosmo, Ekonomist në Boston, Liza Gashi, udhëheqëse e organizatës Germin dhe Brikena Muharremi, Shoqata e Avokatëve Shqiptarë në Britani.
Emisionin “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.