DiasporaFlet n’Viti

Organizata jo-qeveritare Germin ju fton që të na bashkoheni në takimin e rradhës me diasporën, që të diskutojmë rreth mundësive të bashkpunimit për zhvillimin e mëtejmë të vendit. Ky është edicioni i shtatë i takimeve me diasporën, DiasporaFlet n’Viti, i cili do të mbahet më 31 korrik, duke filluar prej orës 18:00 në Bay Rina Restaurant.

Germin synon që ta ndryshojë bindjen e njëanshme për diasporën, si dhe të lidh të rinjët nga Kosova me diasporën përmes diskutimeve joformale në mes të të rinjve të moshave të ndryshme dhe profesionistëve shqiptarë që jetojnë jashtë, për të shkëmbyer eksperiencat dhe njohuritë.

Në takimin e rradhës DiasporaFlet n’Viti, për të ndarë me ne përvojën e tyre dhe për të diskutuar rreth përfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhme të përbashkët, janë të ftuar: Arsim Kurteshi, inxhinier i ndërtimarisë dhe agjent i patundshmërive nga Shtetet e Bashkuara, Teksas dhe Ahmet Ahmeti, i cili tanimë është i pensionuar dhe është veprimtar i kahmotshëm i çështjes kombëtare nga Zvicra, Basel. Folësit në panel do të ndajnë me ne rrugëtimin dhe eksperiencat e tyre. Njëherit, pikë kyçe e takimit do të jetë edhe rëndësia e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë nga diaspora dhe atyre në Kosovë, si dhe ndryshimeve shoqërore që ky rrjetëzim mund të na sjell.

Ky bashkëbisedim do të moderohet nga Nexhibe H. Behluli, juriste, ndërsa editoriali do të shkruhet Mirlind Behluli, student i Marredhënieve Ndërkombetare në Stamboll.

Jeni të mirëseardhur në DiasporaFlet n’Viti në Bay Rina Restaurant, në orën 18:00, me ç’rast të gjithë pjesëmarrësit janë të ftuar për një koktej rasti.

***

Takimi DiasporaFlet n’Viti përkrahet nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office

#DiasporaFlet #DiasporaPower #Germin