“55 Shades of Gay” – në skenën e Bernës

Në vazhdën e një bashkëpunimi tashmë disavjeçar që teatri “Schlachthaus Theater” i Bernës ka me “Qendrën Multimedia” të Prishtinës, në fund të muajit mars në skenën e teatrit të përmendur do të jepet shfaqja “55 Shades of Gay”.

Shfaqja  “55 Shades of Gay” do të jepet tri mbrëmje radhazi, gjegjësisht më 28, 29 dhe 30 mars (e enjte, e premte dhe e shtunë). Më 28 dhe 29 mars ajo fillon në orën 20.00, ndërsa më 30 mars në orën 19.00. Për publikun është me rëndësi të theksohet se në mbrëmjen e fundit, pra më 30 mars, menjëherë pas shfaqjes teatrale, nga ora 21, do të jepet edhe koncerti i këngëtares dhe aktores së njohur nga Kosova, Edona Reshitaj.

 

Ngjarje e marrur nga www.albinfo.ch .