Bëhuni anëtar në Rinia Shqiptare në Norvegji

Përshëndetje!
Ne janar i kemi mbajtur zgjedhjet për kryesi të re në organizatën e Rinisë Shqiptare në Norvegji dhe organizatën e Studenteve Shqiptar ne Norvegji. Për arsye interesi të ulët kemi shume vende te pazëna në kryesi. Kemi vendosur që të mbajmë zgjedhje të reja te dielën me date 7 maj, ne orën 16.00 në Chateau Neuf.

A mendoni se të rinjtë shqiptare ne Norvegji kanë nevojë për një vend takimi te përbashkët? A ju pëlqen të organizoni aktivitete ne bashkësi me te tjerët? Nëse përgjigjja juaj është po, ju duhet te kandidati ne zgjedhjet e përgjithshme.

Pozita te lira për kandisim (kryesia qendrore):
– Kryetar/e
– Nënkryetar/e
– Sekretar/e

– Përgjegjës/e i/e ekonomisë
– Përgjegjës/e për ueb dhe informim

Pozita te lira për kandidim (kryesia lokale)
-Nenkryetar/e
-Sekretar/e

Pozitat e zena:
– Kryetare qendrore: Zana Gashi (përkohësisht)
– Përgjegjës i ekonomisë: Adelin Gashi (përkohësisht)
– Kryetare lokale: Eurona Svirca

Te interesuarit te cilët dëshirojnë te jene pjese e kryesisë mund te shfaqen, te njoftohen me organizatën dhe te kandidojne për pozite.
NB! Vetëm ata qe kane paguar shumen e anëtarësimit (50,-) kanë të drejtë për te votuar.

Bëhuni anëtare këtu: http://www.albung.no/odt/?p=members

Ne kemi dëshirë qe organizata te zgjerohet edhe ne dege lokale, kështu qe edhe anëtaret e zonave te tjera le te vine ose te dërgojnë emali.

Ne ju mirëpresim!