BONEVET Kampi Veror 2017

Ky është vendi i duhur që fëmijët tuaj të kalojnë verën 2017!

Vera në Kosovë njihet për fluksin e madh prej bashkëatdhetarëve nga Diaspora!

Duke fillu prej Korrikut e Gushtit, numri i vizitorëve sa vjen e rritet. Por fatkeqsisht, vendet dhe aktivitetet e dedikuara në veçanti për fëmijët, gjatë kësaj sezone mbeten të pakëta.

Andaj për të patur një verë me shumë aktivitete, lojëra dhe festë, Hapësira Krijuese BONEVET në Gjakovë organizon Kampin Veror për të gjithë fëmijët prej Kosovës dhe Diasporës nga mosha 7-18 vjeç.

A dëshiron që fëmiu juaj të mësoj si të krijojë makinën me telekomand, të pikturoj pejsazhin në natyrë të hapur, të dizajnojë fustanin me drita apo të krijojë vet dronin që fluturon? Në këtë Kamp Veror çdo gjë është e mundshme!

Përmes kësaj aventure verore fëmijët duke luajtur rrisin aftësitë dhe shafqin talentin e tyre në art, film, muzikë dhe teknologji.

Ylle Bylykbashi Byci, prindi Elenës dhe Gjinit pjesmarrës në Kampin Veror 2016: “Fëmijëve i’u jep mundësi për me u zhvillu dhe me kriju kreativitet prej fillimit të jetës së tyne.”

Për detaje më të hollësishme dhe formën e aplikimit, vizito webfaqen zyrtare: www.kampiveror.bonevet.education