Kosovë dhe Shqipni s’bashku n’ILIRIDË

Të premten vazhdon kualifikimi për botërorë, i Kosovës dhe Shqipërisë, dhe me këtë rast ne në “Albansk Ungdom- og Studentforening” kemi bashkëpunuar me “Shoqata Ilirida” që do t’i hap dyert për në këtë mbrëmje. Ata do t’i kenë në dispozicion dy ekrane të mëdha ku do transmetohen dy ndeshjet Kosove-Island dhe Shqiperi-Itali. Hyrja është falas dhe ka po ashtu mundësi për blerjen e ushqimit dhe pijeve (alkoolike dhe jo-alkoolike) me çmime shumë të volitshme.

Edhe pse ne jemi një Shoqatë e të rinjve duam që çdo kush që ka mundësi të vij të vij. I vogël apo i madh, mashkull apo femër, jeni që të gjithë përzemërsisht te mirëseardhur! Për shkak te shitjes se pijeve alkoolike te gjithë jeni te detyruar te keni kartel identifikimi.

“Shoqata Ilirida” po ashtu do ketë argëtim me muzike live (Kela Deda dhe Donika Ndreca) pas ndeshjeve për të gjithë ata që kanë dëshire te rrinë. Sigurisht qe shpresojmë në rezultate të mira që te festojmë siç duhet! ☺

Ndeshjet fillojnë ne ora 20:45, por ju gjithsesi ejani me herët!

Shpresojmë te shohim sa me shume prej jush ne ketë organizim! Nëse doni te përdorni fanella, plis ose te vini me flamuj edhe më mirë!