“Carla Del Ponte…” do të shfaqet në Hamburg

“Carla Del Ponte…” në Hamburg do të shfaqet dy net radhazi, më 29 dhe 30 prill, nga ora 19:30.
Performanca teatrore e Qendrës Multimedia “Carla del Ponte trinkt in Pristina einen Vanilla Chai Latte”, pas premierës së suksesshme në Prishtinë e Dyseldorf, tani do të shfaqet edhe në Hamburg të Gjermanisë, në teatrin Kampnagel, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar KRASS Kultur Crash, përcjell KultPlus.
“Carla Del Ponte pi Vanilla Chai Latte nё Prishtinё” ёshtё performancё verbuese e njё perspektive nё ndryshim të vazhdueshëm dhe e një koreografie të qëndrimeve tkurrëse. Ështё vallëzim propagandistik mbi këmbënguljen e ideologjisë – e shpejtë, e furishme, tragjike dhe qesharake.