Ceremonia e Lansimit të 3 Iniciativave Fituese në Malishevë

OJQ Germin ka kënaqësinë t’ju ftojë në Ceremoninë e Lansimit të Iniciativave Fituese në Programin Shkolla e Diasporës në Kosovë, e cila do të mbahet, më 09 shkurt, 2018; nga ora 14:30 – 16:00, tek Restaurant Bimi 1, Malishevë.

Programi Shkolla e Diasporës në Kosovë, është zhvilluar në tetor të vitit të kaluar, ku mblodhi të rinjë nga Kosova, Regjioni dhe Diaspora. Ky projekt është zhvilluar mbi konceptin e Hackathon, ku përgjatë 5 ditëve, pjesëmarrësve u janë prezantuar probleme të ndryshme me të cilat ballafaqohen qytetarët nga Komuna e Prizrenit dhe Malishevës. 

Në këtë ceremoni do të lansohen 3 iniciativa fituese të granteve të ndara nga ky program, të ideuara nga të rinjët për komunitetin e Malishevës. 

Andaj ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje, ku do të keni rastin të mësoni më konkretisht për këto iniciativa dhe për mënyrën se si të rinjët e Kosovës po sjellin ndryshime pozitive në komunitet.

Me një fjalë rasti, këtë ceremoni do ta përshëndes edhe Kryetari i Komunës z. Ragip Begaj.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Germin, ju inkurajon që të shfrytëzoni këtë ceremoni për të ndarë ide dhe vendosur kontakte bashkëpunimi me iniciativat që do të prezantohen dhe me pjesmarrësit tjerë.

Programi Shkolla e Diasporës në Kosovë është organizuar nga Germin dhe mbështetet financiarisht nga Youth, Employment & Skills.