Darkë përkrahjeje për 10 vjetorin e ISEAL-it

Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare ISEAL, i krijuar në vitin 2007, është, për sa u përket strukturave, sektorëve dhe projekteve, i pari Institucion i tillë në Zvicër.Konfederata Zvicerane, duke e njohur Institucion me vlerë Publike, i mundëson një rast unik që të zhvillojë aktivitete afatgjata në sektorët ekonomikë, kulturorë, letrarë dhe shkencorë.
ISEAL-i nuk ka synime fitimprurëse, por për të realizuar projektet e veta ka nevojë për mbështetje materiale. Themeluesit e ISEAL-it, organi i mbikëqyrjes dhe autoritetet federale të mbikëqyrjes së fondacioneve janë garantuesit e një mbarëvajtjeje financiare.Mbështetja juaj është e çmuar për realizimin e projekteve të ISEAL-it në pavarësi të plotë.Me datë 31 janar 2018 Iseal organizonë daarkë përkrahje,E mërkurë, 31 janar 2018 në ora 18:30-19:30,Pritje / Aperitiv,19:30:22:00
o Darka
o Paraqitje e ISEAL-it (dokumentar 10 minuta)
o Program artistik:
Sabri Fejzullahu
Jimena Marazzi (Pjesë nga opera «Scanderbeg» Antonio Vivaldi)
Fatjeta Barbullushi, Gjon Guralumi, Mimoza Selimi, «Ilirët», «Teuta».
™ Regjistrimi
Çmimi: 100.- për person (darka dhe aperitivi)
Pagesa: Drejtpërdrejt në llogarinë e ISEAL-it deri më 20 janar 2018
Me pagesë bëhet regjistrimi dhe nuk ka nevojë për plotësim të formularëve.