Marrëveshja për sigurimet shoqërore Kosovë – Zvicër

Germin organizon bashkëbisedim virtual në Google Hangout, më 18 dhjetor 2017, nga ora 17:00(GMT+1), për të diskutuar për marrëveshjen e pensioneve në mes të Kosovës dhe Zvicrës.

Cilat janë sfidat, përgjegjësitë dhe mangësitë për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore në mes Kosovës dhet Zvicrës. 
A ka filluar etapa për normalizimin e raporteve, kur do të paguhen pensionet dhe çfarë duhet të bëhet në këtë drejtim?

Për të diskutuar më shumë për këtë temë, paneli diskutues përbëhet nga:
1. Osman Osmani, Sekretar Nacional për Migrim në Sindikatën UNIA, Zvicër.
2. Besa Baftiu, deputete nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, RKS.
3. Hilmi Gashii, Bashkëdrejtues i Regjionit Berner Oberland Sindikata UNIA, Zvicër.
4.Bahri Xhaferi, Drejtor i Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, RKS.
5. Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i sigurimeve shoqërore në Zvicër.

Diskutimi moderohet nga Agim Mazreku.

Ju ftojmë që ta përcjellni diskutimin e drejtëpërdrejt, të hënën, nga ora 17:00