Debat mes gjeneratash rreth migracionit

“Institut Neueschweiz” nga Zvicra lindore, (Kantoni St. Gallen) organizon në Rorschah një aktivitet të llojit të veçantë, ku do të ketë debat në mes të gjeneratave, muzikë, lexim poezish etj., shkruan albinfo.ch.

Në këtë aktivitet të mbiquajtur “Generationsgesprächen aus dem Ostschweizer Migrationsuntergrund” (Bashkëbisedim mes gjeneratave të Zvicrës lindore me `sfond nëntokësor`, që është një lojë fjalësh me “Migrationshintegrund” ose personat me sfond migracioni”), do të bashkëbisedojnë familje migrantësh dhe të tilla me `paravijë migracioni`(sërish lojë fjalësh me termin “prapavijë ose prejardhje migracioni` prej tri ose më tepër gjeneratash.

Ngjarje e marrur nga www.albinfo.ch