DiasporaFlet n’Gjilan

Detajet

Organizata Germin ka kënaqësinë t’ju ftojë që të merrni pjesë në edicionin e tretë të diskutimeve DisaporaFlet, që do të mbahet më datën 17 korrik, duke filluar nga ora 18:00 në Byfen e Teatrit të Qytetit. ( Teatri I Qytetit/Gjilan )

Sa nga ju keni ndonjë të afërm që jeton në diasporë?

Përkundër ndihmave të vazhdueshme financiare dhe mbështetjes morale, që diaspora është duke dhënë në Kosovë, kontributi i tyre shpesh has në mos mirënjohje. Madje, duke mos njohur aftësitë e diasporës, Kosova po humb një potencial të madh që mund t’i ndihmojë në avancimin e shoqërisë sonë, e sidomos rinisë.

Për të ndarë me ne përvojën e saj dhe për të diskutar rreth pëfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhme të përbashkët, folëse në këtë takimit është Suzanna Shkreli nga Michigan, Shtetet e Bashkuara dhe Sali Musliunga Frankfurti, Gjermani. Suzana dhe Saliu do të ndajnë me ne rrugëtimin dhe eksperiencat e tyre. Njëherit, pikë kyçe e takimit do të jetë edhe rëndësia e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë nga diaspora dhe atyre në Kosovë, si dhe ndryshimeve shoqërore që ky rrjetëzim mund të na sjellë.

Ky bashkëbisedim do të moderohet nga Liza Gashi, drejtoreshë e programeve në Germin, ndërsa editoriali do të shkruhet nga Valon Xoxa.

Jeni të mirëseardhur në DiasporaFlet n’Gjilan në Byfen e Teatrit të Qytetit, në orën 18:00, me ç’rast të gjithë pjesëmarresit janë të ftuar për një koktej rasti.

#DiasporaFlet #DiasporaFletGjilan #TëFlasimmeDiasporën#DiasporaEngagement #DiasporaIdentity