DiasporaFlet n’Kamenicë

Organizata Germin ka kënaqësinë t’ju ftojë që të merrni pjesë në edicionin e dytë të diskutimeve DisaporaFlet, që do të mbahet më datën 15 korrik, duke filluar nga ora 18:00 në Caffe Bar”THE WALL” në Kamenicë.

Sa nga ju keni ndonjë të afërm që jeton në diasporë?

Përkundër ndihmave të vazhdueshme financiare dhe mbështetjes morale, që diaspora është duke dhënë në Kosovë, kontributi i tyre shpesh has në mos mirënjohje. Madje, duke mos njohur aftësitë e diasporës, Kosova po humb një potencial të madh që mund t’i ndihmojë në avancimin e shoqërisë sonë, e sidomos rinisë.

Për të ndarë me ne përvojën e saj dhe për të diskutar rreth pëfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, folëse në këtëtakimit është Suzanna Shkreli nga Michigan, SHBA. Suzana do të ndajë me ne rrugëtimin dhe përvojeën e saj si prokurore, si dhe do të flasë rreth kandidaturës së saj për Kongresin Amerikan, e nominuar nga Partia Demokratike. Njëherit, pikë kyçe e takimit do të jetë edhe rëndësia e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë nga diaspora dhe atyre në Kosovë, si dhe ndryshimeve shoqërore që ky rrjetëzim mund të na sjellë.

Ky bashkëbisedim do të moderohet nga Liza Gashi, drejtoreshë e programeve në Germin, ndërsa editoriali do të shkruhet nga Lavdi Zymberi, menaxhere e projekteve në Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Jeni të mirëseardhur në DiasporaFlet n’Kamenicë!

#DiasporaFlet #DiasporaFletnKamenicë #TëFlasimmeDiasporën#DiasporaEngagement #DiasporaIdentity