DiasporaFlet n’Londër
Diaspora është kontribues kyç në ekonominë e vendit, dhe në zhvillimin e saj shoqëror e politik. Për të njohur kontributin e saj dhe nxitur që të arrijnë potencialin e plotë, organizata Germin ka filluar nismën për Dialogun e Strukturuar për të Drejta të Diasporës (DSDD).
Për të mësuar më shumë rreth kësaj nisme, ju ftojmë në një koktej rasti ku do të kemi edhe një mikrofon të hapur (Open Mic) për t’u njohur dhe diskutur rreth mundësive për bashkëpunim. Në këtë ngjarje përfaqësuesit e Germin do të flasin shkurt për qëllimin e iniciativës DSDD, platformën DiasporaFlet.org dhe si ju mund te bëheni pjesë përkrahëse e saj. Po ashtu, gjatë këtij takimi do të prezantohet misioni dhe puna e disa organizatave shqiptare në Angli, dhe do të flasim për potencialin e mërgatës tonë.
Shumë shpejt do publikohen edhe emrat e folësve.
Ju mirëpresim, të shtunën, më 18 mars nga ora 17:00 në Koha Restaurant & Bar (Lokacioni: 10-11 St Martins Court London, UK).
Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në email [email protected] ose në Facebook.