DiasporaFlet n’Mitrovicë
Organizata jo-qeveritare Germin ju fton që të na bashkoheni në takimin e rradhës me diasporën, që të diskutojmë rreth mundësive të bashkpunimit për zhvillimin e mëtejmë të vendit. Ky është edicioni i tetë i takimeve me diasporën, DiasporaFlet n’Mitrovicë, i cili do të mbahet më 02 gusht, duke filluar prej orës 18:00 në Livia Station.
Germin synon që ta ndryshojë bindjen e njëanshme për diasporën, si dhe të lidh të rinjët nga Kosova me diasporën përmes diskutimeve joformale në mes të të rinjve të moshave të ndryshme dhe profesionistëve shqiptarë që jetojnë jashtë, për të shkëmbyer eksperiencat dhe njohuritë.
Në takimin e rradhës DiasporaFlet n’Mitrovicë, për të ndarë me ne përvojën e tyre dhe për të diskutuar rreth përfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhme të përbashkët, janë të ftuar: Brikena Muharremi, avokate dhe aktiviste e bazuar në Londër, njëherit Brikena është shqiptarja e parë që ka marrë liçencën e avokates në Angli dhe Shemsi Bunjaku, gazetar lajmesh në televizonin publik të Norvegjisë – NRK. Si gazetar, ai ka fituar cmimin e gazetarisë për gazetari hulumtuese. Ky cmim i është ndarë atij për ndikim pozitiv në ndërtimin e demokracisë, juria ka vlerësuar punën e tij për luftimin ndaj padrejtësive dhe përmirësimin e jetës së shumë njerëzve në nevojë. Folësit në panel do të ndajnë me ne rrugëtimin dhe eksperiencat e tyre. Njëherit, pikë kyçe e takimit do të jetë edhe rëndësia e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë nga diaspora dhe atyre në Kosovë, si dhe ndryshimeve shoqërore që ky rrjetëzim mund të na sjell.
Ky bashkëbisedim do të moderohet nga Selvije Kurti, aktiviste e shoqërise civile, ndërsa editoriali do të shkruhet nga Florentina Hajdari.
Jeni të mirëseardhur në DiasporaFlet n’Mitrovicë në Livia Station, në orën 18:30, me ç’rast të gjithë pjesëmarrësit janë të ftuar për një koktej rasti.
#DiasporaFlet #DiasporaPower #Germin