DiasporaFlet n’Prizren

Organizata jo-qeveritare Germin ju fton që të na bashkoheni në takimin e rradhës me diasporën, që të diskutojmë rreth mundësive të bashkpunimit për zhvillimin e mëtejmë të vendit. Ky është edicioni i katërtë i takimeve me diasporën, DiasporaFlet n’Prizren, i cili do të mbahet më 27 Korrik 2017 duke filluar prej orës 18:00, N’terrasë.

Duke mos njohur aftësitë e diasporës, Kosova po humb një potencial të madh që mund t’i ndihmojë në avancimin e shoqërisë tonë, e sidomos rinisë. Andaj, Germin synon që ta ndryshojë këtë bindje të njëanshme për diasporën, si dhe të lidh të rinjët nga Kosova me diasporën përmes diskutimeve joformale në mes të të rinjve të moshave të ndryshme dhe profesionistëve shqiptarë që jetojnë jashtë, për të shkëmbyer eksperiencat dhe njohuritë.

Në takimin e rradhës DiasporaFlet n’Prizren, për të ndarë me ne përvojën e tyre dhe për të diskutuar rreth përfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, janë të ftuar: Hilmi Gashi, bashkëkryesuës i Sindikatës Unia për rajonin e Bernit, Besar Rexhepaj themelues i Innobus GmbH në Zvicër dhe Veb Kosumi, konsulent i pavarur i cili ofron shërbime të specializuara për Ministrinë e Drejtësisë në MB. Folësit në panel do të ndajnë me ne rrugëtimin dhe eksperiencat e tyre. Njëherit, pikë kyçe e takimit do të jetë edhe rëndësia e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë nga diaspora dhe atyre në Kosovë, si dhe ndryshimeve shoqërore që ky rrjetëzim mund të na sjell.

Ky bashkëbisedim do të moderohet nga Leotrim Gërmizaj kryesues i Youth Action Council of Prizren, ndërsa editoriali do të shkruhet nga Agim Mazreku, student i Human Ecology në College of the Atlantic.

Jeni të mirëseardhur në DiasporaFlet n’Prizren n’terrasë, në orën 18:00, me ç’rast të gjithë pjesëmarresit janë të ftuar për një koktej rasti.

***
Takimi DiasporaFlet n’Prizren përkrahet nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office

#DiasporaFlet #DiasporaPower #Germin #Prizren