DiasporaFlet n’Washington D.C.
Më 19 maj 2017, Germin organizon ngjarjen DiasporaFlet n’Washington D.C., e cila ka për qëllim takimin me komunitetin shqiptaro-amerikan, për të diskutuar rreth të drejtave sociale dhe politike të diasporës.
Kur: 19 maj 2017, ora 17:45-19:00.
Ku: Ambasada e Shqipërisë në Washington D.C- 2100 S Street, NW Washington DC 20008
***
Diaspora është kontribues kyç në ekonominë e vendit, dhe në zhvillimin e saj shoqëror e politik. Për të njohur kontributin e saj dhe nxitur që të arrijnë potencialin e plotë, organizata Germin ka filluar nismën për Dialogun e Strukturuar për të Drejta të Diasporës (DSDD).
Për të mësuar më shumë rreth nisëm DSDD, ju ftojmë në një koktej rasti ku do të kemi edhe një mikrofon të hapur (Open Mic) për t’u njohur dhe diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim. Në këtë ngjarje përfaqësuesit e Germin-it do të flasin shkurt për qëllimin e iniciativës DSDD, platformënDiasporaflet.org dhe si ju mund te bëheni pjesë përkrahëse e saj. Po ashtu, gjatë këtij takimi do të prezantohet misioni dhe puna e disa organizatave, individëve dhe bizneseve shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht në Washington D.C dhe do të flasim për potencialin e mërgatës tonë.
Ju mirëpresim, të premten, më 19 maj nga ora 17:00 në Washington D.C. (Lokacioni: Embassy of the Republic of Albania 2100 S Street, NW Washington DC 20008)
Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në email [email protected] ose në Facebook.
Shihemi në D.C.