Dita e Pavarësisë! “12 vjet shtet”

Shoqata Kulturore Shqiptare në Nyon dhe Rrethinë (SHKSHNRR)
ju fton në 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me 22 shkurt 2020, prej orës 18, në sallën komunale në Nyon (rue des Marchandises 4).

Shkolla shqipe në Nyon me programin e saj vë në dukje rëndësinë e gjuhës, folklorit dhe të flamurit kombëtar, që së bashku janë forcim i identitetit kombëtar shqiptarë.

Programi i festës ofron një udhëtim muzikal nëpër trevat tona nga artistë të ndryshëm. Gjithashtu, do të kemi fatin të kemi në mesin tonë këngëtarët e mirënjohur :

– “Bashkim SPAHIU” dhe
– “Valbona KURTI”

Manifestimi do të përcillet me disa specialitete të kuzhinës shqipëtare.

Hyrja është falas dhe e hapur për të gjitha komunitetet që jetojnë në Nyon dhe rrethinë.

Ju mirëpresim.