Ekspozitë kushtuar dëshmorëve nga diaspora

Ekspozita ‘’Ti je pjesë e atdheut’’ e organizuar nga Qendra Kulturore në Zvicër, para publikut Shqiptaro – Zviceran do të sjellë fytyrat e dëshmorëve nga Zvicra.

Qendra Kulturore e Kosovës për Diasporë dhe Mërgatë me seli në Cyrih fton qytetarët/bashkatdhetarët Shqiptaro – Zviceran të marrin pjesë në: EKSPOZITËN ‘’TI JE PJESË E ATDHEUT’’ e cila  do të mbahet në Qendrën Kulturore të Kosovës për Diasporë e Mërgatë në Cyrih/Zvicër, Eugen Huberstrase në Altstetten me dt.11.12.2016, ora 19:00.