Festa e Pavarësisë së Kosovës
Qendra Kulturore e Kosovës në Cyrih, me moton “Festojmë së bashku”, organizon më 18 shkurt manifestim kulturor artistik për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, 17 Shkurtit. Manifestimi mbahet në Schlieren të Cyrihut, në ambientet e restorantit “Salmen”.
Në programin artistik marrin pjesë: Shkolla shqiptare e vallëzimit në Zvicër “Shota”, SH.K.A “Dardania” nga Winterthur-i, grupi i Vallëzimit “Rinia” nga Spreitenbach-u si dhe grupi teatral “Aktrimi”. E veçantë për këtë mbrëmje është pjesëmarrja e sopranos së njohur nga Kosova, Sanije Matoshi, të cilën bashkë me vogëlushen Isra Abazi do ta shoqërojë me piano Ermira Zyrakja. Në program merr pjesë edhe Amir Ahmeti.
HYRJA FALAS