Fillon viti shkollor në shkollën “Gjuha jonë”

Të dashur bashkatdhetarë, të dashur prindër,

Ditën e dielë, më datë 10 shtator 2017, ora 9-30 AM Shkolla Shqipe “Gjuha Jonë” pranë Shoqatës Atdhetare “Bijtë e Shqipes” Philadelphia, do të hapi dyert e saja për vitin akademik 2017-2018. Sakrifikoni pak nga koha juaj për dicka të çmuar: mësimin e gjuhës sonë të bukur shqipe fëmijëve tuaj. Me mësimin e gjuhës amtare janë bashkë dashuria për të afërmit tuaj dhe të fëmijëve tuaj dhe respekti për dheun e të parëve, është vet Shqipëria.


Shkolla Shqipe “Gjuha Jonë” pranë Shoqatës Atdhetare “Bijtë e Shqipes” ju pret krahëhapur. Kujdesi dhe dashuria e mësueseve tona të mira dhe i drejtuesëve të shoqatës nuk do tu mungoj asnjëherë fëmijëve tuaj. MIRËARDHËSHI !

Për informacion më të plotë mund te telefononi:
Tajari:267 690 7993
Vlashi: 267 588 3731
Llazari: 267 334 4827
Bujari: 267 334 5779
Dritani 267 255 9114

KRYESIA E SHOQATËS “BIJTË E SHQIPES”.