Java me bizneset e Diasporës në Prishtinë
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano- Kosovare, organizon Javën me bizneset e Diasporës në Prishtinë.
Ky organizim ka për qëllim identifikimin dhe trajtimin e temave të ndryshme që lidhen me investimet në Kosovë, si dhe krijimin e mundësive për bashkëpunim ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre nga diaspora. Gjatë Javës me bizneset e diasporës do të prezantohen të arriturat e deritashme dhe do të diskutohet për sfidat që na presin.
Java me bizneset e diasporës nis në Prishtinë, më 17.10.2018, në hotelin “Emerald”, në orën 19:00, kur bëhet pritja e mysafirëve nga diaspora, ndërsa vazhdon me hapjen zyrtare më 18.10.2018, në orën 10:00, me ç’rast do të zhvillohet bashkëbisedim me krerët institucionalë të Republikës së Kosovës.