KAMPI “TOKA JONE”
ÇKA ËSHTË ʺTOKA JONËʺ?
TOKA JONË është kamp veror për të rinjë nga Diaspora, Shqipëria dhe Kosova ku kalohet një javë e paharrueshme.
Është vend ku do të bësh shokë e shoqe të reja, të vizitosh vendet më të bukura të Kosovës dhe zhvillosh shkathtësi të ndryshme përmes aktiviteteve të ndryshme.
MOSHA?
14-17 vjeç
KUR DHE KU?
Në Qendrën Rekreative Gërmia në Prishtinë. Me datën 24 Korrik deri 28 Korrik 2017.
PROGRAMI?
Programi i kampit është dizajnuar në atë mënyrë që të rinjtë të argëtohen dhe mësojnë përmes:
– Aktiviteteve socializuese
– Edukimit jo-formal
– Vizitave njohëse të kulturës, monumenteve dhe bukurive natyrore
– Lojërave sportive – sikur ecja në natyrë dhe ngjitja në murin alpin
…dhe shumë eksperienca të tjera!
SA KUSHTON?
Është falas!
Krejt çka duhet është të plotësoni formën (http://toka-ks.org/diaspora/) deri me 10 korrik 2017.
Për ata që aplikojnë më herët, deri me datën 15 qeshor 2017, ju ofrohet mundësia që të ftojnë një shok/shoqe apo kusheri që të marrë pjesë në kamp.
Për të parë se si duket një kamp I organizuar nga TOKA, klikoni këtu për foto dhe video.