Kurs në shqip: Planifikimi i pensionimit për migrantë në Zvicër

Për të gjithë ata që duan të dinë: Kur fillon sigurimi im në Zvicër? Si duket gjendja ime financiare pas pensionimit? Duke përfshirë përfitimet nga vendi im i origjinës, kontributet e sigurimit të pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV) si dhe shumën e kursyer në arkën e pensionit do të llogarisim përfitimet tona pas pensionimit. Për anëtarët e sindikatave kursi është falas!

Në kuadër të institutit arsimor sindikal „Movendo” për herë të parë do të mbahet seminari njëditor në gjuhën shqipe më 30 mars 2019 në Olten si dhe më 4 maj 2019 në Bernë me temën: „Planifikimi i pensionimit për migrantët“

Seminari është për anëtarët sindikal falas dhe do të mbahet më 30 mars 2019 në Olten, Hotel Olten, nga ora 09:15 – 16:45 si dhe më 04 maj 2019 në Bernë, Hotel Kreuz  nga ora 09:15 – 16:45

Për më shumë informata ju lutem klikoni Këtu.