Orë letrare ”Flaka e Janarit” në Itali

Shoqata Kulturore “Bashkimi Kombëtar”me seli në Bassano del Grappa, në kuadër të ditëve të krenarisë kombëtare “Flaka e Janarit”, me 29 janar 2017 në Cassola(lokalitet i Bassanos), duke filluar nga ora 14:00 organizon ORE LETRARE, me poezi nga krijues të rinj dhe emra të njohur të poezisë shqiptare nga diaspora e trojet etnike por edhe krijues vendor Italianë .

Njoftimi nga shoqata ”Bashkimi Kombëtar”:

I ftojmë të gjithë krijuesit e poezisë shqipe, që pjesëmarrjen në këtë aktivitet poetik ta konfirmojnë më së largu deri me 25 Janar 2017-të. Po ashtu i njoftojmë të gjithë krijuesit, se ORA LETRARE nuk ka karakter garues.
Konfirmimi i pjesëmarrjes së poetëve me renome kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë aktivitet, përveçse e nderon edhe e pasuron aktivitetin poetik të mërgatës sonë.
Që mbarëvajtja e ORËS LETRARE të shkojë si duhet , ashtu sikur e meriton “Flaka Janarit” luten krijuesit të paraqiten me kohë.
Pjesëmarrësit e interesuar paraqitjen mund ta bëjnë në adresë elektronike, në postë private të facebook, si dhe në numrat e telefonit (të poshtë shënuar):
– Ragip Thaqi, +393206417898 (edhe në viber)
– Beqir Cikaqi, +393293270628 (edhe në viber)
– Avdi Beqiri, +393488838035 (edhe në viber)
Emal: [email protected] & Facebook
ORA LETRARE mbahet në Patronato di Cassola(Lokalitet i Bassano del Grappa)
Adresa: Piazza Aldo Moro 5, 36022 Cassola (VI)