Panel në DOKUFEST: “Përtej remitancave”
Paneli: “Përtej remitancave”
Koha: 9 gusht, 17:00
Vendi: Hamami i Gazi Mehmet Pashës, Prizren
A ka Diaspora kapacitetet e nevojshme për të sfiduar politikën e status-quo-së?
Diaspora historikisht ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike, politike dhe shoqërore të Kosovës dhe të rajonit. Megjithatë, duke shikuar përtej remitancave, cili është roli i diasporës? A përbën diaspora një model për të sfiduar politikën e status quo-së? Si ta aktivizojmë fuqinë e tyre dhe të kërkojmë një angazhim më të madh nga ana e institucioneve dhe partneriteteve me organizatat joqeveritare në rajon, komunitetet e diasporës dhe bizneset jashtë vendit.
Ky panel organizohet në bashkëpunim me Dokufest dhe Fondacionin Global Shqiptar. Diskutimi do të mbahet në gjuhën shqipe, me përkthim simultan në gjuhën angleze.