Parada Shqiptare 2017

Parada Shqiptare 2017, është e vetmja veprimtari e tillë, e komunitetit shqiptarë, që çdo qershor në Nju Jork, është duke iu bashkëngjitur Paradës Ndërkombëtare të Emigrantëve, dhe po promovon Shqipërinë, dhe shqiptarët e Amerikës, në një nga bulevardet më të njohura të qytetit të Nju Jorkut – America Avenue.

Nën kujdesin e organizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, me President z. Marko Kepi, e cila është edhe organizatore e kësaj parade, për komunitetin shqiptarë në zonën e Tri-Shteshit, në dekadën e fundit, 10 organizata dhe shoqata, të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, dhe janë bër deri tani pjesë e organizimit, të kësaj parade : Shoqata Ana Malit, Shoqata Atdhetare Dibra, Shoqata Atlantiku – (ish -Batalioni Atlantiku), organizata “Albanian Excellence”, Shoqata “Geg & Tosk”, Shoqata Kraja, Ansambli Shqiptar (Pranvera Çobo), Nicole Coscio – përfaqësuese e komunitetit Arbëresh, nga pjesa veriore e New Yorkut, Asamblisti Mark Gjonaj,  Drilona Bajrami , dhe kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, kanë vendosur sot që këtë Paradë, t’au dedikojnë Arbëreshëve të Italisë për këtë vit.

Për të kontribuar për Paradën Shqiptare, ju lutem klikoni këtu. https://fundly.com/albanian-parade#. Çdo dollarë dhe donacion është shumë i mirëseardhur për ne.