Për Herë të Parë në Australi Prezantohet Dokumentari “Mendoj për ty”

Për herë të parë në Australi prezantohet dokumentari i producentëvë Anna Di Lellio dhe Fitim Shala rreth instalacionit “Mendoj për ty” me autorësi te artistes Alketa Xhafa Mripa. Instalacioni i kushtohet viktimave të dhunes seksuale gjate luftës ne Kosovë dhe hapet për publikun Australian, të premtvn 27 Prill në oren 15:00 në:

International Convention Centre
Meeting Room C4.6
14 Darling Dr, Sydney NSW 2000

Hyrja është falas.

E pranishme në aktivitet do jete , Znj Atifete Jahjaga, ish Presidente e Republikës së Kosovës dhe Shkelqesia e Tij, Ambasadori i Repubikës së Kosoves në Australi, Dr Sabri Kicmari.

Ne dokumentar rrefehet mizoria e ushtruar ndaj popullatës kosovare, në veçanti ndaj grave dhe vajzave shqiptare.

Zonja Jahjaga dhe Ambasadori Dr Kicmari, marrin pjese ne shfaqjen e dokumentarit dhe me pas – ne nje diskutim për këtë temë.